Në emisionin “Me zemër të hapur” të Evisa Ahmetit, ku po trajtohej çështja e përdhunimit të një vajze të re në moshë ka ndodhur edhe një përplasje mes avokates dhe psikologes së emisionit.
Vajza 18-vjeçare aktualisht në emision ka kërkuar drejtësi. Por në këtë studio ka qenë e ftuar edhe avokatja mbrojtëse e personit të akuzuar, Besim Lamit, i cili ndodhet pas hekurave.
Avokatja ka marrë fjalën dhe e ka mbytur me llafe të miturën. Në këtë moment ka ndërhyrë edhe psikologia Anxhela Peza. E acaruar, avokatja nuk e ka lënë të flasë dhe ka ngritur tonet.
“Nuk është e nevojshme të flasim me zë të lartë. Jemi njerëz dhe kemi kulturë para së gjithash. Nuk ka rëndësi nëse jemi profesionistë, akademikë apo njerëz pa arsim. Edukata fillon në familje dhe ka një mënyrë, një etikë komunikimi”,- thotë psikologia.
Avokatja i kthehet: Të kam pjerdhur në edukatë. Nuk mund të më tregosh mua për edukatë se unë jam 60-vjeçe, jam nëna jote. Mund të flasim jashtë bashkë po ke ndonjë gjë me mua. (J.V/Shuplaka)