Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka inspektuar sot Burgun e Reçit në Shkodër. Sipas ministres ky burg do të hapet në muajin janar.
Ky është një investim i bërë me fondet e BE-së dhe qeverisë shqiptare dhe në total kap një shifër prej milionë eurosh .
Ky burg pritet të shfryjë mbingarkesën në burgjet e tjera duke qenë se ka mbi 450 persona mbi normën.
[Sa i takon pyetjes nëse nëkete burg do futen peshqit e mëdhenj, ministrja Gjonaj tha se aty do futen të gjithë ato persona që marrin dënim nga gjykata.
Kujtojmë se ky burg është përfolur për punësime abusive, ndërsa ministrja u shpreh se aplikantët për punë do të zgjidhen përmes konkurseve. Prej ditës së djeshme i gjithë kabineti qeveritar është zhvendosur drejt Shkodrës nga ku po mbajnë takime të ndryshme.
Vetë kryeministri Rama është pritur me protesta sot nga të rinjtë demokratë, të cilët i ka provokuar edhe me ngritjen lart të dy gishtave teksa ishte duke dalë nga makina.
(E.K/FAXWEB)