Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është përballur ashpër sot me prokurorët dhe gjyqtarët në Gjykatën e Krimeve të Rënda aty ku mbahet seanca për masën e sigurisë ndaj tij.
Prokurorët kanë këmëngulur se ndaj tij duhet të vendoset masa “arrest me burg” dhe jo “arrest shtëpie” pasi ai po prish provat dhe po intimidon personat (bashkëpunëtorët e tij) që kanë dalë gjatë hetimeve e përgjimeve.
Kështu prokurori ka deklaruar se është përgjuar një takim mes Tahirit dhe shtetasit Orgest Liperi.
Ky i fundit dyshohet se shoqëroi Tahirin me skaf në Greqi në vitin 2014 dhe prej andej Tahiri u kthye me Audin e Habilajve.
Tahiri kundërshtoi prokurorin dhe u shpreh: “Nuk kam pasur qëllim ta intimidoj, i kam kërkuar falje biznesmenit Liperi që e përfshiva në këtë mesele.
Bëra detyrën time qytetare. Nuk kisha mundësi të ndikoja tek qytetari. Takimi me të pak ditë pasi kishte dhënë dëshminë e tij, por thjesht i kërkova ndjesë”.
(E.K/FAXWEB.AL)