23:17 | 27/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Të kërcejë përpjetë opozita, nuk  ka për t’i fituar zgjedhjet”, deklarata e Altin Goxhaj: Rama ka kontroll mbi…

17:35 | 10/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Të kërcejë përpjetë opozita, nuk  ka për t’i fituar zgjedhjet”, deklarata e Altin Goxhaj: Rama ka kontroll mbi…

Avokati dhe aktivisti i njohur Altin Goxhaj, ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku ka folur mbi situatën politike në vend.

Avokati Goxhaj është ndalur te funksionimi i KQZ-së të cilin e ka quajtur si vegël në duar e Ramës, gjithashtu ai ka thesuar se KQZ ka mandatuar deputetët e rinj në kundërshtim me ligjin pasi sipas tij, që një deputet të mandatohet duhet të shkarkohet deputeti paraardhës.

“KQZ  është elementi në duart e Ramës, jemi me një KQZ  e cila ka mandatuar në kundërshim të plotë ligjor disa deputetë. Opozita e ka bojkotuar Parlamentin dhe tani ai është kthyer në monopartiak.

Ata që quhen deputetë të pavarur, ata nuk janë përfaqësues të opozitës  sepse nuk i është hequr mandati deputetëve paraardhës për ti zëvendësuar.

Deputetët e rinj në Parlament janë sharlatanë të cilët nuk janë përfaqësues të opozitës, janë në kundërshim me interesat e njerëzve”.

Më tej avokati Altin Goxhaj ka folur edhe për qëndrimin e ndërkombëtarëve të cilët sipas tij, janë të deleguarit Sorosit.

“Brukseli nuk përfaqëson interesat e shteteve europiane,  burokracia që është ngritur në BE favorizohet nga Sorosi. Zyrtarët e BE-së janë zyrtarë të korruptuar, deputetët e BE-së janë deputetë që përfaqësojnë Sorosin.

Shtatë depuetetët që erdhën në Shqipëri janë pjesë e Fondacionit për Shoqërinë e Hapur, madje mund të jap fakte së në Shqipëri OJQ-të si Qëndresa Qytetare financohen nga Sorosi.

Në Shqipëri nuk ka shoqëri civile pasi  ato janë thjesht klientë të Sorrosit. Për fat të keq shoqëria civile e ka humbur kuptimin pasi ato punojnë për këtë fondacion. Sot qeveria është e kapur nga Sorosi”, tha Goxhaj.

I pyetur se cila mund të jetë zgjidhja e kësaj situate aspak të qetë politike, Goxhaj është shprehur se zgjidhja e vetme është krijimi i një qeverie teknike.

 “Të kërcejë përpjetë opozita  nuk  ka për t’i fituar zgjedhjet pasi  Rama ka kontroll mbi qytetarët ia di shumë mirë  të dhënat.  Prandaj, si zgjidhje duhet një qeveri teknike që të zgjidhë këtë ngërç të krijuar, duhet t’i japim fund qeverive politike duhet qeveri teknike. Duhet votuar  që të vijë një qeveri teknike që të organizojë zgjedhje të parakohshme dhe më pas qeveria teknike do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”– u shpreh avokati Goxhaj.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/305104313484022/

 

(B.K/ FAXWEB.AL)

Etiketa: altin goxhaj
Pas

E rëndë/ 11 foshnje të sapolindura humbin jetën, jep dorëheqjen Ministri i Shëndetësisë

Para

Nuk do ta besoni! Këngëtari shqiptar zgjedh vjehrrën para nënës për këtë arsye

Para
Nuk do ta besoni! Këngëtari shqiptar zgjedh vjehrrën para nënës për këtë arsye

Nuk do ta besoni! Këngëtari shqiptar zgjedh vjehrrën para nënës për këtë arsye

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.