Dorian Protoduari, një prej personave që kanë qenë pjesë e protestës disa ditore në zonën e Astirit është shoqëruar nga ana e policisë pak minuta më parë. Një banore e “Astirit” ka zbuluar se një nga arsyet e mundshme të arrestimit të tij, është pritja e kreut të PD-së, Lulzim Basha në lokalin e tij.
“Në lidhje me akuzën qe bëjnë ato s’besoj se ka lidhje fare ka qenë për qellimin e djeshëm që Basha u prit te lokali ktij dhe nrm s’kan pas si me reagu dje kan gjet një motiv sot !! Spiunat ishin përballë gjithë kohës e po filmonin !!”, shkruan një banore për Fax News.
Pak momente më parë për Fax News, babai i tij ka zbuluar se shoqërimi i tij në komisariat është bërë më motivacionin ‘të kërkon shefi’.
(J.D/Faxweb.al)