Veshja e aktores Ciara Princess, në festën e organizuar nga Vanity Fair pas ceremonisë së Oscarit, ka shkaktuar një numër të madh reagimesh në rrjet.
Këngëtarja u shfaq me një fustan të tejdukshëm duke i lënë pak vend imagjinatës. Ashtu siç pritej, veshja e ndau publikun në dy kampe, ku nga nëra anë ishin ata që e adhuronin dhe nga ana tjetër ishin ata që e kritikonin ashpër.
Shumë nga komentet e ndjekësve të saj në Instagram, e sulmonin veshjen e aktores për shkak të faktit se ajo tashmë është një nënë dhe duhej të kishte një paraqitje më serioze.
“Turp të kesh, jeni nënë dhe grua, pse i tregoni të gjitha?”, “Një grua e martuar duhet të tregojë pak respekt”, “a është kjo mënyra më e mirë për të ndikuar tek gratë e reja që frymëzohen nga ju? Të jesh lakuriq?”, janë disa nga komentet e shumta në rrjetin e saj social.
Ciara ka dy djem dhe një vajzë me bashkëshortin e saj, Russell Wilson , i cili mesa duket nuk u “shqetësua” aspak nga pamja e bashkëshortes, duke qenë se e shoqëroi vetë në event.
View this post on Instagram