Në përfundim të hetimit me emrin shqip “Te kinezi”,Policia italiane ka arritur të vërë në pranga gjashtë shqiptarë dhe një rumun.
Shtatë personat u arrestuan në provincat e Burgondi, Garlasco, Dorno dhe Lomello.
Mësohet se hetimi i mësipërm ka nisur në vitin 2016 si përgjigje ndaj grabitjeve me vlera të mëdha ndaj tregtarëve dhe pronarëve të banesave.
Banda kishte kryer mjaft vepra penale, që nga grabitjet ndaj dyqaneve të tregtarëve të ndryshëm dhe ndaj strukturave publike, deir te vjedhja e veturave, por edhe falsifikimi i dokumenteve dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. Në disa raste shqiptarët kanë përdorur edhe armët për të kërcënuar.
Të gjithë shqiptarët e rënë në pranga kanë qenë të dënuar më parë dhe banues në territorin e Lomellos.
Të arrestuarit shqiptarë janë shtetasit me iniciale:
E.R., 33 vjeç, aktualisht i burgosur në burgun e Alessandrias;
E.N., 23 vjeç me banim në Tromello;
S.T. 27 vjeç, me banim në Dorno;
F.P., 22 vjeç nga Bressanone;
F.P., 35 vjeç, banues në Ferrera Erbognone;
A.T., 39 vjeç, i lindur në Shqipëri por me shtetësi irlandeze.
Dy prej tyre ndodhen tashmë në burg. Për të dy tjetër autoritetet gjyqësore kanë vendosur masën e përkohshme të arrestit me burg, ndërsa për tre të tjerët është aplikuar masa e arrestit shtëpiak.