Në studion e lajmeve të Fax News ka qenë i ftuar Ismail Elezi, ish-drejtues i Krimit Financiar ku ka folur për operacionin Forca e Ligjit ku deri më tani janë goditur dy familje, ajo e Hajrave në Shijak dhe e Lulzim Berishës ndërkohë vijohet me atë të Çapajve në Elbasan.
Sipas Elezit, ky aksion bëhet për shantazh duke argumentuar se ligjet ekzistuese janë shumë të mira dhe që i mirëpërcaktojnë detyrat.
Sipas tij, nuk guxojnë të hetojnë prokurorët gje gjyqtarët sikurse u tha në fillim sepse këta të fundit e njohin mirë ligjin.
Pjesë nga intervista me gazetarin e Fax News, Enea Meksi:
“Dje ka ndodhur një vendosje sekuestro në një kompleks në Shijak ku zëdhënësja e OFL deklaroi se njëri nga anëtarët e familjes Hajri ka qenë i dënuar për trafik droge. Dakort, por shtrohet pyetja, ne nuk kemi pasur bazë ligjore për të hetuar këtë veprimtari? Unë theme se po. Ka qenë miratuar një ligj, Anti-mafia ku janë përcaktuar të gjitha veprat penale, personat që hetohen në lidhje me aktivitetin kriminal dhe janë vendosur sekuestro e më pas kanë nisur veprimet në Prokuroritë dhe Gjykatat duke vijuar hetimi deri në konfiskimin e pasurisë. Baza ligjore është aty, por askush nuk është marrë mke zbatimin e saj. Nëse këta Hajrat do ishin hetuar për këtë aktivitet që pretendohet, konsumimi i një vepre penale që e mbulon ligji anti-mafaia, a do të ndodhte pengmarrja dhe vrasja e Prengës? Unë them se jo.
Tani ngrihet OFL-ja zhurma e madhe, por a u zbatua baza ligjore, a është lejuar Policia e Shtetit të bashkëpunojë me prokurorinë e institucione të reja. Ka dhe një ligj tjetër për sekuestrimin e parave të pista që kanë prejardhje nga aktiviteti kriminal. Ty të detyron ligji që ti ti hetosh këta shtetas dhe ti çojë para drejtësisë, por kjo nuk ka ndodhur. Rreth vitit 2008 u krijua për këtë punë ky sektor që u shtri në gjithë drejtoritë vendore të policisë së qarqeve. Filluan të referohen materiale ndaj porurorive dhe task-forcave, u hoqën dhe askush nuk u mor me këtë pjesë pavarësisht se ishin investuar shumë para, ishin lidhur marrëveshje me agjensi ndërkombëtare e bërë trajnime. Mirë që ikën por u rikthye një pjesë që nuk ishte marrë kurrë me këto punë”.
“A kanë të drejtë persoant ti rikërkojnë pronat e sekuestruara?
Elezi: Pa diskutim, është një masë paraprake që vendos organi i hetimit për të verifikuar origjinën e kësaj prone. Ne duhet të ndajmë çfarë janë para të pista të sekuestrohen, dhe paratë që nuk i përkasin kësaj kategorie nuk mund ti sekuestrosh. Nuk bëhet me o burra të kapim ça t’kapim. Duan me i shastisur njerëzit që të mendojnë se çfarë po ndodh. Të gjithë personat që janë skeduar apo janë dënuar në shtetet europiane ekzistojnë nëpër dosje, gjejini dhe hetoji. Para dy vitesh Fatmir Xhafaj doli me bujë me teorinë “Forca e Ligjit”. asgjë nuk ndodhi, policia bën punën e vet po ta lejosh ta bëjë. Duke mos ushtruar trysni dashje pa dashje do ta bëjnë punën e tyre.
Lihet një afat 48 orësh për deklarimin e pasurisë, ndërsa strukturës së hetimit i lihen 15 ditë, a janë të mjaftueshme këtë afate?
Elezi: Është një formë presioni që ushtrohet, trysni, do ta vrasësh apo ta fusësh në burg për 48 orë. Nuk është gjithçka policia, ka prokurori dhe gjykatë që merret me këtë punë. Ata që mendohet se janë për t’u thirrur, të japin deklarime, edhe të hetohen, por problem është se duke e vënë në trysni nuk bën gje tjetër veçse ai do të deklarojë një pjesë që i kujtohet për momentin. Në formularin e deklarimit të pasurisë që do bësh, duhet ta provosh me dokumenta. Si mundet ti grumbullosh për aq kohë. Tek banesat, ke të palegalizuara, në proces janë disa, por çfarë do të thotë kjo si do e verifikosh sepse prokurori flet me prova. Mos harrojmë se në fillim të viteve ’90 Shqipëria ka qenë në një informalitet të lartë, hajde gjeje ku i kam blerë tullat. Filloje nga lart, pse nuk e fillon nga lart hetimin. Veçoj pjesën e personave që janë dënuar me vendim të formës së prerë, të hetohen dhe vihen para drejtësisë, por pjesa tjetër kërkon kohën e vet. Zotëri, ja ku e ke resortin, personi është i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, po pse se thotë datën pse nuk është hetuar por u la deri sa ta marrin peng edhe ta vrasin atë tjetrin, se mund të jetë edhe i pafajshëm, dhe na dilka se ky paska qenë i dënuar. Punonjësi i policisë nuk ngatërrohet me punë të tjera përveç detyrës përkatëse që ka. Nuk mund të shkojë policia të kontrollojë qytetarët po vjedhin energji elektrike apo jo, apo nëse po ndërtohet pa leje ose jo, ka polici ndërtimore për këtë punë. Nuk mund të bëhen këto punë me aksione. Tek prokurorët dhe gjyqtarët nuk futet dot se ata e njohin ligjin, po e bën për të krijuar zhurmë, ke ligjin anti-mafia, merre zbatoje”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)