23:03 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

 “Të krijojmë platformë të përbashkët për arsimin”, zotimi i ministrave të Arsimit në Shqipëri dhe në Kosovë

16:42 | 02/08/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
 “Të krijojmë platformë të përbashkët për arsimin”, zotimi i ministrave të Arsimit në Shqipëri dhe në Kosovë

Ministrja teknike e Arsimit Mirela Karabina, është takuar me ministrin e Arsimit në Kosovë, Arsim Bajrami. Pas këtij takimi, në një konferencë për mediat, Bajrami tha se kanë biseduar për bashkëpunimet midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, duke theksuar se janë dakorduar që arsimi dhe edukimi duhet të jetë një fushë ku duhet të realizohet integrimi për të patur një sistem arsimor sa më cilësor, unik dhe kombëtar i “bazuar në vlerat tradicionale kombëtare, por edhe në trendet bashkëkohore dhe evropiane.”

“Në qoftë se të dyja qeveritë kalojnë nga premtimet në vepra konkrete nga dokumentet e mira në vepra dhe vendosin që arsimi dhe edukimi të jenë shtyllë kryesore e programeve të reja qeveritare atëherë jemi të sigurt që ne do të mund të ndërtojmë një arsim cilësor dhe do të mund të marrim praktika të mira nga Shqipëria dhe Kosova duke i bashkuar të rinjtë shqiptarë në një platformë të përbashkët që ata nesër të jenë të barabartë në BE me dije”, tha Bajrami.

 Sipas Bajramit është hedhë një bazë e mirë gjatë këtyre tri viteve në mes dy ministrive dhe sipas tij është rrënuar muri i ndarë i edukimit.

Nga ana tjetër ministrja Karabina, e cila është që dje në Kosovë deklaroi se do të shkëmbejnë përvojat e punës për të qenë pjesë e strategjive të ardhshme për një të ardhme më të mirë të studentëve shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Së bashku me ministrin dje ishim në Gjakovë me mësuesit shqiptarë të diasporës të cilët japin një kontribut shumë të madh dhe shprehin vullnetin e tyre për të mësuar gjuhën shqipe fëmijëve shqiptarë kudo që janë në Evropë dhe në vende të tjera. Në fakt është një mision i lartë patriotik për të ruajtur dhe promovuar gjuhën shqipe. Historia ka treguar që gjithmonë është vepruar kundër një gjuhe për të asimiluar një komb. Kështu që së bashku kemi shprehur falënderimin për këta mësues vullnetarë që kryejnë këtë mision kaq të lartë patriotik”, ishin fjalët e ministres. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Arsim BajramiMirela Karabina
Pas

Gent Sejko: Rritja ekonomike do vijojë, pritet edhe rritje e pagave

Para

“Shqipëria nyje e trafikimit të kanabisit ndërkombëtar”, reagon Vasili: Rama përgjegjës, meqë ka filluar shkarkimet kolektive, të shkarkojë veten

Para
Rama u kërkoi dorëheqjen drejtorëve të Hipotekave, Vasili ironizion: Kryeministri tani u kthye dhe po njihet me Atdheun dhe qeverisjen e dështuar

“Shqipëria nyje e trafikimit të kanabisit ndërkombëtar”, reagon Vasili: Rama përgjegjës, meqë ka filluar shkarkimet kolektive, të shkarkojë veten

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.