01:47 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Të lodhur dhe të rraskapitur në avion, mediat publikojnë fotot e Ramës dhe Bashës

13:40 | 21/03/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të lodhur dhe të rraskapitur në avion, mediat publikojnë fotot e Ramës dhe Bashës

Në një kohë që revolta e qytetarëve është mjaft e madhe, dhe prej kohësh dalin në rrugë për protesta, udhëheqësit e PS-së dhe të PD-së, duket se kanë qenë të zënë në udhëtime jashtë vendit.

Pavarësisht se nuk ka asnjë axhendë të bërë publike, kryeministri Edi Rama mungon në një dalje të tij publike që prej të shtunës së kaluar në Berat, dhe flitet se ka qenë në Berlin.

Mirëpo udhëtimi drejt Gjermanisë ka qenë tejet zhgënjyes, për shkak se asnjë zyrtar i lartë nuk ka dalë që ta takojë. Madje ka pasur dhe një teori më të ‘’çmendur”, teksa u tha se kryeministri i vendit është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe është nisur për kurim jashtë vendit.

Tezë kjo e hedhur fillimisht nga ana e ish-deputetit të PD-së Klevis Balliu, dhe më pas e përkrahur gjerësisht dhe nga mediat pranë PD-së.

Nëse Rama është mirë apo jo, do të na duhet të presim për ta ditën e shtunë, ku PS-ja ka parashikuar që të mbajë kongresin e saj të radhës, në të cilin pritet që të zyrtarizohen disa nga kandidatët për Bashkitë e vendit.

Nga ana tjetër për kundërpërgjigje është zbuluar dhe një foto e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili shihet duke fjetur gjumë në avion.

Mediat që e kanë publikuar këtë foto insistojnë se ajo është shkrepur gjatë ditës së sotme, ndërsa Basha duket mjaft i lodhur në foto. Ndoshta për shkak të takimeve intensive që ka pasur në Bruksel, mes tyre dhe me kryetaren e CDU-së Annegret Kramp-Karrenbauer.

Gjithsesi asnjë prej mediave që kanë publikuar fotot dhe informacionet e mësipërme nuk bazohen mbi njoftimet zyrtare të zyrave të shtypit, dhe as japin garanci që fotot janë reale.

Të dy të lodhur, të dy në avion, mbetet që të presim përballjen e radhës mes Bashës dhe Ramës, edhe pse në Kuvend tashmë nuk është më e mundur, përveçse me zgjedhjet të parakohshme parlamentare.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: Bashaedi ramalulzim basharama
Pas

Pranojnë mandatin dhe 2 kandidatë nga opozita. Kush do të jetë deputetja më e re (vajza e muzikantit të njohur)

Para

Tensione te Drejtoria e Policisë, përfaqësues të opozitës tentojnë të futen brenda (FOTO+VD)

Para
Tensione te Drejtoria e Policisë, përfaqësues të opozitës tentojnë të futen brenda (FOTO+VD)

Tensione te Drejtoria e Policisë, përfaqësues të opozitës tentojnë të futen brenda (FOTO+VD)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.