6 refugjatë sirianë janë kapur në hyrje të kufirit të gjelbër në Kapshticë. Burime për Fax News bëjnë me dije se refugjatët janë të gjithë të shtetësisë siriane, 4 prej tyre meshkuj dhe 2 femra.
U është dhënë ndihmë mjekësore në spitalin e Bilishtit pasi kanë patur dëmtime në këmbë nga ecja.
Pasi u është dhënë ndihma mjekësore, u shoqëruan në drejtorinë e kufirit në Korçë ku u janë marrë deklaratat. U transportuan drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.
(E.K/FAXWEB.AL)