Nis mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në FaxNews, emisioni “Arbitrazh”, në moderimin e Deni Turhanit dhe në bashkëshoqërimin e avokates Margarita Kola.
T’i japësh zë të pafuqishmit, t’i japësh zë të pambrojturit, të refuzuarit… Kjo është sfida që na bëri bashkë në nisjen e një rrugëtimi të ri në ekranin e Fax News.
Po përse Arbitrazh?
Sepse do jetë një emision që do synojë të kthehet në hapësirën e debatit ku t’i thirret arsyes njerëzore, për t’i kujtuar kujtdo se si qenie njerëzore mund të gjesh gjithnjë udhë të ndryshme të korrigjosh diçka, të dish të kërkosh të mohuarën ndaj teje apo të rikthesh atë që nuk është e jotja, pa përfunduar në dyert e gjykatave
Arbitrazh do synojë t’i japë hapësirë zërit qytetar kur ai kërkon të drejtën, kur kërkon të vërtetën për pronën e tij, për shëndetin, për respektimin e të drejtës që ka për punësimin apo çdo lloj trashëgimie..
Kur në Shqipëri prej kohësh trupat gjyqësore nuk kanë qenë të plota për shkak të reformës në drejtësi, kur ka ndryshuar harta gjyqësore, shumë qytetarë janë përballë nevojës që zëri i tyre të dëgjohet, që çështja e tyre të marrë zë. Arbitrazh do jetë dera e hapur e kujtdo që beson se përmes ndërmjetësimit mund të provojë një zgjidhje tjetër, pa përfunduar në dyert e gjykatave.
Me avokaten e njohur Margarita Kola, me stafin tonë, ne do të jemi në një bashkëudhëtim ku besojmë se do jemi besnikë të nxjerrjes së të vërtetës dhe të kërkimit për një zgjidhje të drejtë.
Ndaj sot, përmes këtij ekrani, ju ftojmë :
Bëhuni pjesë e udhëtimit tonë, që ne të jemi mbështetja për zgjidhjen që kërkoni!
Mos e humbni kurrë shpresën se ka një zgjidhje, se ka ende rrugë të mundshme përpara se të gjithçka të zgjidhet vetëm në gjyqe!
Një media ka qytetarin të parin!
Arbitrazh do të jetë avokat i zërit tuaj!