19:25 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

‘’Të luajmë sikur nuk do të ketë ndeshje kthimi. E kam zili Ronaldon’’, deklaratat e Zidan përpara Atletikos

18:43 | 01/05/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘’Të luajmë sikur nuk do të ketë ndeshje kthimi. E kam zili Ronaldon’’, deklaratat e Zidan përpara Atletikos

Real Madrid duhet të zbresë në fushën e lojës në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampioneve ndaj Atletiko Madrid me idenë që nuk ka ndeshje kthimi për të. Kjo është mënyra se si Zinedin Zidan po përgatit ndeshjen e nesërme, me qëllimin për të siguruar shumë shpejt finalen dhe vazhdimësinë në rrugën për titullin.

“E dimë rëndësinë e kësaj ndeshje. Duhet të mendojmë sikur nuk ka ndeshje kthimi, duhet të luajmë mirë që nga minuta e parë deri në mbyllje të sfidës”, tha ai në konferencën e sotme për shtyp.

“Nuk jemi favoritë”, insiston trajneri i madrilenëve. “Kjo është gjysmëfinale ndaj shanset janë 50 me 50. Duhet të bëjmë maksimumin për të fituar këtë ndeshje dhe asgjë tjetër. Titull dhe Champions? Ajo që mendoj tani është se jam i përqendruar në këtë sfidë, te e nesërmja, jo te ajo e të shtunës. Ajo që do të ndodhë më pas nuk e di dhe aktualisht nuk më intereson”.

Shpërqendrimet ndaj Atletikos nuk falen, pasi është një rival i cili ka bërë hapa para në mënyrë të vazhdueshme, duke u shfaqur rregullisht mes më të mirëve në Europë.

“Jemi të përgatitur për të luajtur përballë tyre. Por është e vërtetë që prej 4-5 vitesh janë në këto nivele dhe gjithmonë përmirësohen dhe na vënë në vështirësi, ashtu si shumë ekipe të tjera. Forca e tyre është që nuk dorëzohen kurrë, luftojnë dhe përdorin armët e tyre në mënyrën më të mirë”, deklaroi Zidan.

Padyshim që lideri i skuadrës mbetet Kristiano Ronaldo. “Si trajner, padyshim që Kristiano Ronaldo është finalizuesi më i mirë që kam stërvitur. Nuk kam luajtur asnjëherë me të, por kam luajtur me brazilianin Ronaldo, i cili shënonte gjithashtu shumë gola. I kam zili që të dy, pasi nuk dija të shënoja se ata dhe nuk e kisha këtë ndjesinë e golit që kanë ata”, tregoi trajneri i Realit.

 

 

Etiketa: AtletikoReali i Madriditsport
Pas

“Deputetët e vërtetë i takojmë çdo ditë tek Sheshi i Lirisë”, demokratja mesazh të fortë

Para

“Bregu dhe Selami, faktet dhe imagjinata”

Para
Viti i vrasjes së madhe

"Bregu dhe Selami, faktet dhe imagjinata"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Serbia ndalon eksportet ushtarake drejt Izraelit, zbardhen detaje për armët e dërguara

Ndërtesa, biznese e automjete sekuestrohen, pasuritë e 45-vjeçarit në Gjirokastër dyshohet të jenë pëfituar nëpërmjetë trafikut të droge

Zef Shtjefni në Fax News: “Kjo PD nuk fiton kurrë”

Alarmi për “gjuhën e kaltër”, Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia

Konflikti me Izraelin, mediat në Iran raportojnë 627 viktima

Pas më shumë se 4 dekadash, India dërgon sërish një astronaut në hapësirë

Të shtëna në një shtëpi në Meksikë, 10 të vdekur përfshirë fëmijë

Sulmet izraelite në Iran, autoritetet njoftojnë viktima dhe plagosje të shumta

Përshkallëzimi i luftës në Gaza: 51 të vrarë dhe humbje të rënda për ushtrinë izraelite

Fatjon Softa: Monopatinat kërkojnë rregullim ligjor, rrezik për fëmijët dhe qytetarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.