Kreu i LIBRA Ben Blushi ka rrëfyer në “Zonë e Lirë” një bisedë të patreguar më parë në media mes tij dhe Ramës për borxhin publik në kohën kur Blushi ishte ende në PS.
Pjesë nga fjala e Blushit:
Para tre vitesh kur ishte hera e fundit që kemi folur i thashë Ramës: E di ti sa borxh ke marrë? “Nuk e di”, më tha. T’a marr ministrin e Financave ta pyes? Kjo ishte bisedë në orën 1 të natës.
Ai nuk e dinte për borxhin e as tani nuk e di.
Plot 1,5 miliardë euro ka marrë në këto vite. Ai nuk e di sa borxh ka marrë, për secilin prej nesh ka një borxh 500 euro.
Të gjithë ne individualisht kemi nga 2660 euro borxh. Puna është për çfarë merr borxh. Këto borxhe i lajmë ne. Ai është kryeministri më i paaftë.
(M.D/Shuplaka)