19:21 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Të maskuar me kapele dhe maska/ Rrahën 48-vjeçarin një ditë më parë, arrestohen dy persona, shpallen në kërkim katër të tjerë (EMRAT)

10:35 | 07/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të maskuar me kapele dhe maska/ Rrahën 48-vjeçarin një ditë më parë, arrestohen dy persona, shpallen në kërkim katër të tjerë (EMRAT)

Një person është dhunuar me sende të forta një ditë më parë pranë një kompleksi pallatesh në zonën e ish sheshit shqiponja.

I dhunuari është identifikuar si Adriatik Roshi i cili ka qenë pranë një njësie biznesi në momentin që është sulmuar nga disa persona të cilët e kanë goditur me sende të forta. Prej pasdites së djeshme Adriatik Roshi vijon të jetë në reanimacion në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Ai ka marrë dëmtime në pjesën e kokës dhe në gjymtyrë.

Hetuesit e komisariatit nr. 3 në kryeqytet, pasi kqyrën kamerat e sigurisë, kanë ndaluar dy persona Gani Koçeku dhe Ledio Tusha.

Për ta marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes policia po punon edhe për ndalimin Tur Kocekut si person që mund të ketë dijeni për ngjarjen.

Ndërkohë personat e shpallur në kërkim janë shtetasit Ronald Koçeku, Luçiano Koçeku, Dino Koçeku dhe Gëzim Koçeku.

Njoftimi i policisë:

Identifikohen 6 shtetasit që goditën me sende të forta, një 48-vjeçar, në një berberhane, 2 ditë më parë. Vihen në pranga 2 prej tyre, punohet për kapjen e 4 të tjerëve.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu, që i posedonin këta shtetas, 2 automjete dhe disa veshje që kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur më datë 05.01.2025, si pasojë e të cilit u dëmtua më sende të forta shtetasi A. R., 48 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, Komisariati i Policisë Nr. 3 ka finalizuar operacionin e koduar “Details”.
Si rezultat i këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: G. K., 24 vjeç dhe L.T, 31 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K., L.(A.). K., G. K. dhe D.(A.). K.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 05.01.2025, në një berberhane, në rrugën “29 Nëntori”, kanë goditur me sende të forta, dyshohet për motive të dobëta, shtetasin A. R., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
1 armë zjarri pistoletë, me leje, që u gjet në banesën e shtetasit L. T.;
1 armë gjahu, që u gjet në banesën e shtetasit D. K.;
2 automjete që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje;
Veshje që dyshohet se kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes, të cilat u gjetën në njërin prej këtyre automjeteve.

Pas

SmartLab-et, Rama: 654 laboratorë të tjerë inteligjentë në shkollat e vendit

Para

Zogjtë e ngordhur “pushtuan” plazhin e Vlorës, analizat e konfirmojnë: Ishte grip shpendësh

Para
Zogjtë e ngordhur “pushtuan” plazhin e Vlorës, analizat e konfirmojnë: Ishte grip shpendësh

Zogjtë e ngordhur “pushtuan” plazhin e Vlorës, analizat e konfirmojnë: Ishte grip shpendësh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmet ajrore me dronë e raketa, si Izraeli po shkatërron infrastrukturën bërthamore të Iranit

“Fortesa bërthamore” e Iranit nën tokë sfidon Izraelin! Pse Fordow është i paprekshëm edhe nga bombat më të fuqishme ajrore

Raporti i OBSH: Sëmundjet kronike të frymëmarrjes, mbi 80 mln të prekur në Evropë

“Jemi të tmerruar dhe të rraskapitur”/ Radhë të gjata trafiku, mijëra njerëz largohen nga Teherani teksa sulmet vijojnë

Sulm me thikë brenda një autobusi në Belgjikë, një i vdekur dhe 2 të plagosur. Arrestohet autori

Rriten tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Mediat: Grupi sulmues i Marinës Amerikane “Nimitz” niset drejt Lindjes së Mesme

Haga vendos vijimin e paraburgimit edhe për dy muaj për Hashim Thaçin

“Lulet plastike”, një film nga Ylljet Aliçka me Robert Ndrenikën dhe Zana Priftin, shfaqet në COD

Mediat amerikane: Trump nuk do të nënshkruajë deklaratën e përbashkët të G7-ës që bën thirrje për uljen e tensioneve midis Izraelit dhe Iranit

Aksident në Korçë, makina del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduarit dërgohen në spital

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.