Një ditë më parë i ndjeri Sokol Olldashi do të festonte ditëlindjen e tij. Familjarët e tij kanë përkujtuar ish-deputetin e ndjerë Sokol Olldashi, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident.
Dje do të ishte ditëlindja e tij e 45-të por në familjen e tij ka një dhimbje të madhe. Familjarët e tij e kanë përkujtuar Olldashin me fjalë të ndjera dhe prekëse.
Pas vëllait, Ardianit, edhe nëna e tij edhe nëna e tij Kozeta Mamaqi ka shkruar disa fjali prekëse.
“E si mund të bëhet ditëlindja jotë pa ty bir? 45 do të mbushje sot… Të përgatita edhe ëmbëlsirën tënde të preferuar… Gostita me të ata që erdhën, ata që vijnë të të duan, miqtë e tut ë fëmijërisë, të cilëve u mungon shumë. Sa shumë të prita bir… Sa dëshirë për atë përqafim të ngrohtë… Do vijoj të të pres gjersa të jap frymë e të të vij pranë e të kujdesem për ty, sikurse më parë… Mall… dhimbje…dhe përsëri mall pafund…”, shkruan nëna e Olldashit. (J.V/Faxweb)