Kryetari i PD-së Basha i është përgjigjur kryeministri Rama i cili i bëri thirrje që opozita të mos bashkohet me zërat që janë kundër integrimit të Shqipërisë por të ketë një zë me qeverinë për sa i përket çështjes së integrimit, pasi sipas tij kjo ishte e mira e përbashkët.
Basha tha se kjo është ajo se çfarë kishin frikë që i kishte shprehur një zyrtar gjerman, ku sipas tij Rama do ta përdorte vendimin e KE për kapital politik.
“Akoma pa ardhë mirë më dolën të vërteta fjalët e zyrtarit gjermanë i cili më tha se kemi frikë se Rama do ta përdor këtë vendim për të bërë makiazh, do ta përdorë si një aspekt tjetër të të bërit politikë dhe jo për të adresuar problemet, problemet që nuk I shpik opozita apo aq më pak CDU-ja”.
Basha tha se Rama e bën këtë për të fshehur problemet reale në vedn që kanë të bëjnë me demokracinë. (B.H/Faxweb)