Një nga pikat e tjera që pritet të ndodhë këto ditë në rrëmujën e politikës shqiptare është edhe dekretimi i 4 ministrave të rinj nga Presidenti Nishani. Ndaj tij janë bërë thirrje për mosdekretim sidomos ndaj një emri atij të ministrit të brendshëm të propozuar nga RamA, Fatmir Xhafaj.
Nga ana tjetër PS me zëdhënësen e Kryesisë Elisa Spiropali është shprehur dje në ‘’Ora Neës’’ se Presidenti bën mirë të mos e ndjekë Bashën në këtë marrëzi.
‘’Basha po mban mbi shpatulla shumë premtime, ultimatume, duket sikur po flet me zë të lartë në çadër, në errësirë, për ti dhënë kurajo vetes dhe të tjerëve që e ndjekin nga pas. Por nuk i takon zotit Basha, nuk është ai që vendos, nuk është ai që emëron Ministrat, nuk është qeveria e tij, nuk i ka marrë votat PD për të qeverisur.
Kemi një mazhorancë shumë të qartë, kemi numrat, ligjet, Kushtetutën e Shqipërisë e cila tregon qartë sesi mandatohen dhe do të ishte shumë e këshillueshme që Presidenti i Republikës, me gjithë respektin, të mos e ndjekë zotin Basha në këtë marrëzi por të respektojë Kushtetutën e vendit dhe të lejojë formimin normal, dekretimin normal të qeverisë së re.
Në zgjedhje do të hyhet sepse shqiptarët nuk e meritojnë krizën politike, problemet e tyre personale, të vogla politike, apo llogaritë që kanë me drejtësinë ata nuk mund t’ua hedhin në kurriz të gjithë shqiptarëve. Nuk mund ta mbajnë atë barrë qytetarët e këtij vendi’’, u shpreh Spiropali. (E.K/SHUPLAKA)

Discussion about this post