Janë zbardhur 3 pikat kryesore gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së. Burime për Fax News bëjnë të ditur se është konfiguruar aksioni politik në vazhdim si dhe janë ngritur shtabet e punës.
Basha tha se pika e parë e rendit të ditës është aksioni politik pas dorëzimit të mandateve. “Të bëhet ndërthurja e protestës me shpalosjen e alternativës. Grupi i punës që do të ngrihet për arsimin e lartë, do të jetë për çdo fushë kryesore, për pensionet, për shëndetësinë, për investimet, etj. Të nisim punën, sepse mund të jemi me zgjedhjet mbrapa dere. Nuk kemi pse të harxhojmë asnjë minutë.”-tha Basha.
Pika e dytë është ngritja e shtabeve të punës dhe pika e tretë është propozimi për shkarkimin nga funksionet dhe anëtarësia e Myslym Murrizit për shkeljen e vendimit të Grupit Parlamentar, kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD. Aktualisht, po diskutohet për pikën e parë.