21:09 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Të mos kemi besim tek shteti”, urbanisti Gent Kaprata: Produkti i tërmetit ishte pasojë e planeve

10:15 | 13/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Të mos kemi besim tek shteti”, urbanisti Gent Kaprata: Produkti i tërmetit ishte pasojë e planeve

Urbanisti Gent Kaprata ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax Neës ku foli në lidhje me problematikat që shfaqi tërmeti i 26 Nëntorit dhe hartimi i plane dhe projekteve për parandalimin e pasojave të tilla.

Kaprata tha se në kuptimin cilësor duhen hartuar plane të qëndrushme, rezistuese dhe të përballueshme, duke shtuar edhe problemin e mungesës së transprencës në hartimin e planeve.

“Ka mungesë transparencë në hartimin e planeve, dyshoj fort dhe nuk di nëse çdo qytet i vendit ka një plan urbanistik. Koha tregoi se nuk i kemi masat e duhura për menaxhimin e situatave emergjente dhe se nuk e kanë bërë të gjithë punë mirë. Nga tërmeti i 26 Nëntorit të paktën duhet të nxjerrim një mësim pasi ndërkombëtarët mund të na ndihmojnë por barra na mbetet neve. Elita politike deri më tani nuk ka marrë ende ndonjë vendim.

Fakti që janë ndërtuar shumë objekte pa leje do të thotë se nuk kanë pasur edhe një projekt, dhe duke mos pasur një projekt ain nuk konsiderohet si totalisht i sigurt. Ne vërtetë mund të kemi dhënë shumë mendje komshiut apo fqinjit, por ajo mendje nuk krahasohet me atë të një tekniku. Ne duhet të fokusohemi dhe ti japim një orinetim tjetër sidomos ndërtimit pa leje, pasi një leje ndërtimi shoqërohet me një proces nga planifikues në projektues me detaje. Ndërtimi pa marrë parasysh mendimin e ekspertëve është edhe ai më i rrezikuari. Mendoj se duhet ti japim rëndësi sidomos ndërtimeve të përbashkëta, që mund të jenë pallate.

Qytetari duhet të marrë tjetër drejtim, shteti nuk është diçka e mbinatyrshme, drejtohet nga njerëz si ne dhe duhet të dinë dhe me këtë rast u provua se kontrollet e tij nuk funksionojnë. Produktet në Shqipëri janë pasojë e planeve që janë bërë, duhet një sistem gjithëpërfshirës i planeve urbanitike dhe është e rëndësishme për çdo qytet. Duhet ti japim më shumë përgjegjësi vetes në kontrolle dhe të mos kemi besim aq të madh tek shteti. Sepse vijmë nga një kulturë ku për 50 vite ia kishim dhuruar gjithë lirinë shtetit por kjo doli një gënjeshtër e madhe të cilën nuk duhet ta ndjekim më.

Nuk mund të ndërtohet më masivisht, sidomos në rajonet që janë të prekura nga lëkundjet sizmike. Njerëzit duhet ta përballojnë riskun pavarësisht se kanë gabuar, kemi 22% të deklaruar apartamente të pashitura, dhe unë mendoj se ka më shumë se aq. Ka spekulime me prona të patundshme, gjendemi përballë një përgjegjësie dhe shteti duhet të bëjë moratorium për ndërtimet dhe të blejë disa prej tyre me çmim të logjikshëm. Duhet ribërë një ligj për riurbanizimin e vendit deri tek rregullat teknike dhe zbatimi i tyre në terren. Duhen gjetur zgjidhje të moralshme dhe sa më pak të kushtueshme”, tha Kaprata.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: gent kaprata
Pas

“Na veshën si çuna të mirë”, Redon Makashi tregon përplasjen me Vera Grabockën, dhe merakun e saj për partinë

Para

Shkrumbohet nga flakët një makinë, ishte parkuar para banesës së 38-vjeçarit

Para
Lajm i fundit/ Digjet makina në lagjen “Naim Gjylbegu” të Shkodrës

Shkrumbohet nga flakët një makinë, ishte parkuar para banesës së 38-vjeçarit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.