Studentët vijojnë protestën e tyre, ndërsa disa prej tyre qëndrojnë të ngujuar në Fakultetin e Juridikut, Ekonomikut dhe Inxhinierisë, ku vijojnë prej ditës së enjte.
Ndërkohë studentët e fakultetit të Inxhinierisë, janë ngujuar dhe shprehen se policia private nuk ka lejuar se hyrje-daljet e studentëve.
Policia në bazë të një urdhri të firmosur nga administratorët e këtij fakulteti, nuk do të lejojë hyrje daljet e studentëve nga godina.
Sipas shkresës thuhet se “disa persona janë grumbulluar në katin e parë, si dhe faktin që në godinë nuk aktivitet mësimor dhe asnjë aktivitet tjetër administrativ apo akademik, ju lutem të merrni masa për respektimin e Kontratës së Shërbimit, për të mos lejuar hyrje-daljet e personave të paautorizuar në ambientet e territorit të godinave dhe ambientet e brendshme të tyre”.
Çfarë po ndodh tek Fakulteti i Inxhinierisë? Studentët përplasen me policinë private
(M.Q/Faxweb.al)