Britania e Madhe është përfolur shumë këto ditë pasi u tha se mënyra që kanë zgjedhur ata për të luftuar koronavirusin ndryshon nga pjesa tjetër e botës.
Pas raportimeve se Britania mund ta lërë të lirë virusin me qëllim që të infektohen 60 përqind e popullsisë që të fitohet imuniteti i masës, sot mësohet se kryeministri Boris Johnson do paralajmërojë disa masa.
Fillimisht do të kufizohen grumbullimet. Më pas qeveria do të mundësojë blerjen e ventilatorëve për të ndihmuar të prekurit.
Sipas Daily Mail, britanikëve që janë mbi 70 vjeç do u kërkohet që të qëndrojnë në shtëpi për të paktën katër muaj. Izolimi masiv i të moshuarve, edhe nëse nuk janë prekur nga sëmundja, do të nisë së shpejti.
Megjithatë sërish dyshimet mbeten nëse për të mbrojtur të moshuarit, çfarë do të ndodhë me mirëqenien e tyre nëse izolohen për një kohë kaq të gjatë.
Deri më tani dihet se ky është një virus që godet më fort moshat e vjetra. Por kjo nuk do të thotë se nuk goditen edhe më të rinjtë, të cilët po ashtu mund të shfaqin komplikacione të forta.
Discussion about this post