Kryetari i Bashkisë së Tropojës Rexhë Byberi ka vendosur që ti japë titullin “Nderi i Tropojës”, ushtarakes Zerife Hasanajt, e cila ranë krye të detyrës në Letoni.
Në një postim në Facebook, Byberi shkruan se zgjodhem nje dite te veçante 5 marsin, diten e epopese se UÇK-se kur Tropoja i akordon mirenjohje Familjes Jashari te nderojme me shume veneracion e krenari dhe vajzen heroine te Tropojes.
Postimi i plotë
Nderimi eshte pak per Heroinen e Vendlindjes tone Zarife Hasanaj, ushtaraken e cila flijoi jeten e saj ne misionin e NATO-ne ne Letoni.
Zgjodhem nje dite te veçante 5 marsin,diten e epopese se UÇK-se kur Tropoja i akordon mirenjohje Familjes Jashari te nderojme me shume veneracion e krenari dhe vajzen heroine te Tropojes. Nje koiçidence qe ne fakt eshte shume kuptimplote.Homazh per Zarife Hasanaj dhe nderim per familjen e saj qe e rriti dhe e brumosi me guximin njerezor dhe besimin hyjnor te liria.
Neser te gjithe se bashku per te perkujtuar vlerat e kombit tone!