Deputeti Lefter Maliqi në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje publike qytetarëve që të dalin dhe të protetsojnë deri në rrëzimin e kësaj qeverie.
“Uroj për të gjithë shqiptarët një vit të mbarë, shprese dhe ndryshimi. Lind pyetja ka qeveri apo nuk ka qeveri? Pashë në Berat, Kucovë dhe Tiranë, njerëz të varfër dhe të braktisur. Konferenca është për një thirrje ndërgjegjie. Të nisin protestat, deri në rrëzimin e qeverisë.
Mos ardhtë më kjo qeverisje. Viti 2019, ishe viti më i zi për shqiptaret. Nuk ka rritje pagash dhe të pensioneve. Muaji i dytë, ende nuk ka vlerësim demi për termetin.Ku e keni Spakun, duhet të fillonte punën. Vendi në alarm, kërkojnë të kapin gjykaten kushtetuese. Jemi në nje fillim viti jo të mire, qëllimi i Ramës eshte ta kthej vendin ne Turqi dhe Serbi. Rama largoi te rinjte nga vendi. Nese ne 2020 nuk ka zgjedhje te parakohshme. Media dhe shoqeria civile te ngrihen.”- u shpreh Maliqi.
Discussion about this post