Stambolli shfuqizon protokollin e binjakëzimit me qytetin holandez Roterdam. Sipas Anadoly Agency, ky vendim vjen pasi autoritetet holandeze këtë të shtunën anuluan mikëpritjen e shefit të diplomacisë turke Mevlüt Çavuşoğlu.
Po ashtu në të njëjtën ditë, ata parandaluan edhe ministren turke të Familjes dhe Politikës Sociale Fatma Betul Sayan Kaya me qëllim që të vizitojë konsullatën turke në Roterdam.
Pas kësaj,. Shtetasit turq protestuan para zyrës diplomatike holandeze në Turqi dhe vendet tjera ndërsa sot Kuvendi i qytetit të Stambollit, vendimin për shfuqizimin e binjakëzimit me Roterdamin e votuan unanimisht.
Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Hollanbdës vijojnë të jenë të tensionuara që kur Holanda mori të njëjtin vendim si Gjermania, për të anulluar tubimet e ministrave turq me komunitetin që jeton në Rotterdam. (D.D/Shuplaka)