20:24 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Të pabr*kë ju gjeti dreka…”, Maliqi ashpërson gjuhën: I keni vënë pas Bushatit TCH deri në 11 të natës

11:45 | 19/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lefter Maliqi tallet me Ramën: Mbaje veten kalorës, shiko dhe filmin vdekja e kalit

Lefter Maliqi ka folur me tone të ashpra gjatë fjalës së tij ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama për të cilin tha se i ka kapur të gjitha institucionet.

Maliqi ka kujtuar edhe shtyrjen e afatit të punimeve të Komisionit hetimor për çështjen e Presidentit duke e krahasuar me shtyrjet e herëpas’hershme të procesit gjyqësor ndaj ish-ministrit, Saimir Tahiri.

“President që e bën vetë, kryetar Parlamenti që e bën vetë. ‘Skënderbeu’ nuk e dinte se do të merrte 74 mandate në 2017 që është këtu falë asaj marrëveshjeje. Unë jam dakort me disa ndryshime që propozonë për Policinë e Shteti, por jo pikërisht tani. Çfarë do ky më tepër kur i ka marrë të gjitha institucionet përveç Presidentit. E shtyu me 2 muaj Komisionin se nuk kishte prova, siç bëri me Saimir Tahirin që e mbushi vendin me drogë”.

Maliqi ka kujtuar edhe fjalët e Ali Asllanit: “Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!”

Ndërkohë, deputeti i pavarur ka deklaruar se marrëveshja Rama-Basha vijon të respektohet ndërsa i akuzoi se ata nuk duan ta ndryshojnë Kodin Zgjedhor.

Maliqi shtoi gjithashtu se Rama po e ndjen humbjen e pushteti sepse i kanë ikur të ‘fortët’ dhe për këtë ai përmendi edhe disa emra ish-kryebashkiakësh.

“A e dini çfarë ka nxjerr ky parlament pas 2008? Milionerë të pasur pa diploma për shkak të sistemit. Deputetëve të rinjë po ju them, Rama dhe Basha vazhdojnë të kenë marrëveshje sepse nuk duan ta ndryshojnë Kodin Zgjedhor. Askush prej jush nuk guxon të dalë kundër Ramës, doli Ditmiri dhe e degjeneroi si ministër, e hoqi si drejtues në Shkodër, dhe tani i ka vënë Top Channel mbrapa që merret me të deri në 11 të natës.

Kush i emëron drejtorët dhe sekretarët e përgjithshëm, kush i cakton kryetarët e bashkive, kush janë këta dy tre persona që e bëjnë këtë gjë. Ky Sandër Lleshi doli me një famë të madhe, ‘do të vendosim ushtarakët në drejtim të Policisë’, ku i ka tani, ish-shërbëtor të komunizmit. Rama shiti Dakon, Qazimin, Ndokën. Tallen me ju, vjedhin, abuzojnë, këta e shkatërruan dhe e varfëruan këtë vend. Unë propozoj të arrihet një marrëveshje që të ndryshohet sistemi zgjedhor. Shikoni në burgje çfarë është bërë, shikoni familjet e varfëra, keni bërë vetting në drejtësi, por çdo ditë po e kapni. Ky mund të mbajë një pikturë por shpatën ky që i thonë ”Skënderbe” nuk e mban dot.

Këta janë hajdutë, ka edhe socialistë shumë të ndershëm, por këta kanë frikë. Për shkak të aleancës së opozitës së bashkuar këta e kanë ndjerë frikën se nuk i kanë më të fortët, Dakon të fortë, Pjetrin të fortë, Qazimin të fortë”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: lefter maliqi
Pas

Gjykata tërhiqet për vendimin ndaj Tahirit, ish-ministri rrethohet nga qytetarët. Gjen ‘shpëtim’ në lokal

Para

Fjala e fundit e Tahirit para vendimit: Edhe sikur të isha Saimir Habilaj nuk jam fajtor. Iki vetë në burg…

Para
Fjala e fundit e Tahirit para vendimit: Edhe sikur të isha Saimir Habilaj nuk jam fajtor. Iki vetë në burg…

Fjala e fundit e Tahirit para vendimit: Edhe sikur të isha Saimir Habilaj nuk jam fajtor. Iki vetë në burg...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosja e 15-vjeçarit në picerinë në Ali Dem, arrestohet autori. Njoftimi zyrtar i Policisë

Trafik narkotikësh dhe pastrim parash/ 22 të arrestuar pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC në Kosovë

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i tij

Gaza, akuza të ndërsjellta/ Hamas dhe Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për vrasjet e civilëve

‘Kumbari’ i marrëveshjeve të kokainës Kalabri-Napoli, Shqipëria i dorëzon Italisë nën pranga durrsakun e arrestuar! Trafik Holandë-Spanjë me ‘Ligën e Kampionëve’ (EMRI)

Plagosja e 15-vjeçarit në picerinë në Ali Dem, policia arreston autorin (EMRI)

Zbulohen 3 kërkesat e Rusisë për t’i dhënë fund luftës

Ofensiva e re e madhe izraelite, vijojnë incidentet vdekjeprurëse mes shpërndarjes së ndihmave në Gaza

Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.