Në protestën e opozitës janë evidentuar dhe disa persona që kanë qenë të maskuar dhe me çanta nëpër duar, të dyshuara si të mbushura me lëndë shpërthyese.
Këta persona qëndrojnënë mesin e turmës dhe nuk lejojnë që të filmohen. Ndërkohë që në një moment ka pasur një konflikt dhe mes vetë protestuesve, por nuk bëhet e ditur arsyeja.
Opozita e bashkuar sot mban protestën e 8-ë kombëtare, ndërsa prej 16 shkurtit ka nisur një sagë protestash para Kryeministrisë, Parlamentit dhe institucioneve më të rëndësishme në vend. Protestë kjo që shoqërohet me vendimin e presidentit Meta për të shtyrë zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.
Deputetët e PD-së dhe LSI-së vendosën të digjnin mandatet e tyre në shkurt të këtij viti pas zbulimit të disa hetimeve të prokurorisë së Krimeve të Rënda se zyrtarë të lartë kanë ndërhyrë nëpërmjet shitblerjes së votës në zgjedhjet e shkuara parlamentare.
Kjo kauzë e opozitës u përforcua dhe pas artikullit të tabloidit gjerman BILD ku u publikuan 6 përgjime të bisedave të zyrtarëve të lartë të PS-së në Durrës me eksponentë të rrezikshëm të krimit, jo vetëm në vend.
Lideri i PD-së, Lulzim Basha në protestën e së dielës së shkuar paralajmëroi se nuk do të kishte më fjalë dhe se në protestën e ardhshme fjala do ti lihej sovranit.
(E.K/Faxweb.al)