Deputetja e Partisë Demokratike, një herësh kryetare e Aleancës së Grave Parlamentare, Dhurata Çupi, ka reaguar pas publikimit të Indeksit Global të Skllavërisë Moderne 2018.
Në këtë indeks, Shqipëria renditet e 43 nga 167 ekonomi të analizuara, ndërsa sipas deputetes demokrate të paktën 20 mijë shqiptarë mund të quhen skllevër të kohëve moderne.
Ajo akuzon kryeministrin Rama, pasi sipas saj ka bërë që shqiptarët të braktisin vendin dhe të shndërrohen në skllevër moderne.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Çupi shkruan: “Nuk e di nëse kryeministri ka lexuar të dhëna të tilla alarmante, por di që edhe po ta lexonte nuk I bën përshtypje. Kjo sepse ai skllavërimin ndaj të pamundurve e ka mënyrë qeverisjeje; duke I blerë shqiptarët në cdo palë zgjedhje Rama, u merr dinjitetin, dhe u lë vetëm frymën për të jetuar.”
Postimi i plotë:
Reagim i kryetares se Aleances se Grave Parlamentare, Dhurata Çupi per raportin e fundit qe rendit Shqiperine mjaft rende ne punen e detyruar, trafikimin apo shfryteziminin e femijeve
Sipas Indeksit Global të Skllavërisë Moderne 2018, i Fondacionit Ëalk Free, Shqipëria renditet e 43 nga 167 ekonomi të analizuara.
Ku te paktën 20 mijë shqiptarë mund të quhen skllevër të kohëve moderne, e për këtë “meritat” i ka qeveria që “po merr masat’ që të varfërojë gjithnjë e më shumë
Të dhënat e këtij indeksi I referohen cështjeve si trafikimi i njerëzve, puna e detyrueshme, martesa e detyruar, apo shitja dhe shfrytëzimi i fëmijëve.
Në këtë mënyrë e rilindi Shqipërinë Edi Rama,duke u sjellë si PASHA në tokën e tij ndërsa po I detyron të shkojnë nga sytë këmbët popullin e tij.
Nuk e di nëse kryeministri ka lexuar të dhëna të tilla alarmante, por di që edhe po ta lexonte nuk I bën përshtypje. Kjo sepse ai skllavërimin ndaj të pamundurve e ka mënyrë qeverisjeje; duke I blerë shqiptarët në cdo palë zgjedhje Rama, u merr dinjitetin, dhe u lë vetëm frymën për të jetuar.
Shqiptarët duan punë, dinjitet e mirëqenie
Shqiptarët nuk duan lëmoshë dhe nëpërkëmbje. Me politikat e ndjekura në këto 5 vite qeveria , jo vetëm që eshte treguar e pamëshirshëme ndaj të pamundurve, duke u hequr ndihmën ekonomike mijëra familjeve, por edhe kur punojne, ata vërtetë nuk munden të paguajnë taksat e kripura cmimet e larta të ujit e dritave.
Duhet te ndergjegjesohemi te gjithë së bashku çdo ditè jo vetèm sot si dita ndërkombëtare e luft?s kunder skllavërimit modern.
(B.B/ Faxweb.al)