Në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, një qytetare ka denoncuar mungesën e rrogave që prej janarit, në vendin e saj të punës në administratë publike.
Qytetarja shkruan se në këtë gjendje duhet të jenë të gjitha strukturat që janë transferuar nga një ministri tek tjetra.
“Urdhëri duhet të kishte dalë që në janar, por nuk po kuptojmë ende ç’po bëhet. Askush nuk shpjegon asgjë dhe të gjitha këto rëndojnë mbi ne që jemi familjarë. Mirë që i kanë bërë ministritë çorap, por të paktën të na japin rrogat.” – shkruan ajo.