01:38 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Të panjohurat e protestës së opozitës, Policia ndahet në dysh. Një sy dhe te kryeministria (Video)

09:43 | 21/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të panjohurat e protestës së opozitës, Policia ndahet në dysh. Një sy dhe te kryeministria (Video)

Rreth 1500 policisë do të jenë sot në terren për të mbikqyrur protestën e thërritur nga opozita e bashkuar në orën 10:00 përpara parlamentit. Numri i policëve që do të jenë në shërbim është i ngjashëm me atë të ditës së shtunë, në protestën e parë të organizuar përpara kryeministrisë.

Tashmë ka nisur grumbullimi i qytetarëve përpara Kuvendit, ndërsa disa grupe të gatshme të policisë janë vendosur dhe te kryeministria, për shkak se ka indicie se protesta mund të zhvendoset pas anullimit të seancës në Kuvend, nga ana e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Ndërkohë që sot janë marrë edhe më shumë masa nga ana e policisë, duke rrethuar me tela me gjemba godinën e Kuvendit, ndërsa ka pasur rrethim dhe të piramidës dhe kryeministrisë. E vetmja që nuk mund të shpëtohet është kërpudha, e cila u shkatërrua në protestën e fundit.

Edhe sot në protestë nuk do të ketë fjalime politike, ndërsa deputetët opozitarë kanë djegur mandatet e tyre. Vendi tashmë është zyrtarisht në një krizë, ndërsa ditët e fundit nuk ka pasur një qëndrim të qartë dhe nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Pak para nisjes zyrtare të protestës Basha u shpreh nga selia blu: Protesta duket qartë se do t’ia arrijë qëllimit. Mandatet do të digjen sot.Parlamenti në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore ka mbyllur dyert sepse nuk është më parlament dhe qeveria për sot është larguar. Ne përmes bashkimit me qytetarët do të bëjmë të mundur që këto dy ngjarje të rëndësishme sot, mbyllja e parlamentit dhe rrethimi me tela me gjemba ushtarakë dhe largimi i Edi Ramës të mos jenë ngjarje e një dite por të kthehen shumë shpejt në zgjidhjen politike dhe ti hapin rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe një parlamenti nga populli, për popullin dhe të popullit.

Sakaq për të shmangur çdo kalim të qytetarëve në Kuvend, është bllokuar dhe dera që lidh selinë e PD-së me godinën e Parlamentit.

Policia dje në deklaratën zyrtare për masat e marra tha se ka indicie se në protestë mund të ketë persona me rekorde kriminale që do nxisin dhunimin e institucioneve. (Lexo këtu) 

Etiketa: policiaprotestaprotesta e opozites
Pas

Temperaturat shkojnë deri në 19 gradë, si pritet të jetë moti sot

Para

A do të ketë dhunë në protestë? Basha: Mesazhi që duhet të dëgjojë Edi Rama dhe pupacët e tij

Para
“Edi Rama nuk është më kryeministër”, Basha pas takimit me aleatët: Mbajeni vëmendjen…

A do të ketë dhunë në protestë? Basha: Mesazhi që duhet të dëgjojë Edi Rama dhe pupacët e tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.