E hëna ka nisur me reshje shiu intensive në Durrës si dhe në disa zona të vendit. IGJEUM bën me dije se nuk përjashtohet mundësia që pasditeve në zona shumë të kufizuara të qarqeve të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër.
Por kanë mjaftuar pak orë që disa nga rrugët të bllokohen dhe të shpërthejnë ujërat e zeza. Situata më e rënduar paraqitet në rrugët Egnatia dhe Mujo Ulqinaku.
Kanalizimet në qytetin e Durrësit janë shndërruar në problematikë, pasi përmbytjet bëhen të zakonshme gjithmonë kur bie shi.
Ja çfare pritet të ndodhë
RESHJET
Në përgjithësi, priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që pasditeve në zona shumë të kufizuara të qarqeve të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër (jo më shumë se 1 orë), më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 29 °C
në vendet e ulëta: 19 / 31 °C
në vendet malore: 15 / 28 °C