02:28 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

TË PATHËNAT e ministrave të rinj, ”Gardianët” e Bashës dhe lidhja e tyre me POLITIKËN

13:06 | 22/05/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
TË PATHËNAT e ministrave të rinj, ”Gardianët” e Bashës dhe lidhja e tyre me POLITIKËN

A janë teknikë më shumë se politikë? Kjo është pyetja që gjallëron tryezat e shqiptarëve të interesuar për zhvillimet politike.

Demokratët e mohojnë një bashkëqeverisje me Ramën, duke vënë theksin te të qenit ”rojtarë”, apo ”gardianë” të ministrave, krejtësisht teknikë gjatë procesit të zgjedhjeve. Por le të hedhim një sy, sa teknikë janë ata, duke neglizhuar CV-të e shpërndara nga vete PD-ja dhe disa nga shkrimet me tepër ”sheqer” të medieve në vend.

Në 2014-ën, Dritan Demiraj, u shkarkua nga ministrja socialiste e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Arsyeja sipas saj? Ishte larguar pa leje jashtë shtetit. Tani Demiraj do të ulet në të njëjtën tavolinë me Kodhelin, për të diskutuar punët e mëdha të qeverisë. Çështja nuk është zbardhur ende, nëse ka qenë inat politik, apo krejtësisht një shkelje ligjore siç pretendon Demiraj, një profesionist me shumë arritje.

Në krahë të kryeministrit Rama do të qëndrojë një tjetër emër i njohur, Ledina Mandija. Po kush është ajo? Mandija ka qenë avokate e shtetit dhe një nga dëshmitaret kryesore në Komisionin Hetimor për çështjen CEZ. Disa nga detajet e karrierës së ministrave të rinj:

1.Ledina Mandija-Zv.Kryeministre/ Avokate e SHTETIT 2007-2010, në kohën e qeverisjes së Berishës dhe asistente ligjore e presidentit të Republikës, deri në 2014-ën.

2.Dritan Demiraj-Ministër i Brendshëm/ Koloneli është shkarkuar nga detyra në dhjetor 2014 nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Ai u lirua me arsyen se u largua pa leje jashtë shtetit, e mohuar tërësisht nga vetë koloneli. Mirëpo në një intervistë të kohë më parë, Demiraj e cilësonte ”injorante dhe arrogante” Kodhelin.

”Zonja Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes, që kur ka marrë detyrën, ka qenë e keqinformuar në lidhje me mua. Pasi që në takimet e para ajo ka shfaqur arrogancë. Edhe në atë pak komunikim që kemi pasur, ka treguar jo profesionalizëm, të mos them edhe injorancë.”, thoshte për gazetën ”Panorama”, Demiraj.

3.Helga Vukaj-Ministër i Financave/  Ka qenë drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike në Ministrinë e Brendshme, tetor 2005-gusht 2006, kur qeverinë  e drejtonte Sali Berisha.

4.Gazment Bardhi-Ministër i Drejtësisë/ Bardhi ka qenë tepër aktiv në Partinë Demokratike. ”Krahu i djathtë” i deputetit Oerd Bylykbashi në çështjet e PD-së me Gjykatën Kushtetuese.

Bardhi ka qenë tepër aktiv edhe në deklaratat nga selia e PD-së, siç shihet në videon publikuar 2 vjet më parë nga ”A1Report”.

Bardhi ka qenë pjesë e Ministrisë së Drejtësisë, në vitet kur drejtohej nga e djathta, gusht 2008- nëntor 2013, si drejtor i Oponencës dhe njëkohësisht këshilltar i ministrit të Drejtësisë në 2012-ën.

5.Mirela Karabina-Ministër i Arsimit dhe Sporteve/ Karabina ka folur në çadër gjatë protestës 3-mujore të demokratëve. Ajo ka dhënë mësim në universitet privat, fiks në atë që ministrja Lindita Nikolla ka mbaruar MASTERI-n.

6.Arben Beqiri-Ministër i Shëndetësisë/ Beqiri është kirurg i përgjithshëm në një spital privat, por duket se është një figurë e pranuar më mirë nga qeveria socialiste. Beqiri ka ruajtur një profil të kujdesshëm, të balancuar.

7.Xhulieta Kërtusha-Ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë/ Me MASTER në një prej universiteteve private në Shqipëri, ka drejtuar Njësinë e Blerjes së Energjisë dhe Zhvillimit Rajonal të Tregut te OSHEE sh.a në periudhën Gusht 2010 – Dhjetor 2015. Po kështu Tetor 2009 – Gusht 2010 ka qenë drejtoreshë e Divisionit të Furnizuesit Publik me Shumicë të KESH sh.a.

Por Kërtusha është shumë e lidhur me sektorin privat. Ajo punon si menaxhere operimi në kompaninë ”Statcraft AS Group”, që ka në pronësi ”Devoll Hydropower SHA (DHP)”. Kompania ka fituar koncesionin me qeverinë shqiptare për HEC-in në lumin Devoll (Banja dhe Moglica)./V.G-SHUPLAKA

 

Etiketa: dritan DemirajGazment BardhiLedina Mandijaministra teknikeministrat e rinjMirela Karabinaxhulieta kertusha
Pas

“U nënshtrove ndaj Saliut…”, si i përgjigjet Rama komentuesit (FOTO)

Para

Zgjedhjet më 25 qershor, ministria e Arsimit ndryshon datën e një provimi të Maturës Shtetërore

Para
Publikohen datat e provimeve të maturës, kujdes lëndët me zgjedhje

Zgjedhjet më 25 qershor, ministria e Arsimit ndryshon datën e një provimi të Maturës Shtetërore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.