23:56 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Të përfshirë në sulm, Prokuroria ndalon gjashtë persona dhe sekuestron automjete me armatim (FOTO)

22:21 | 24/09/2023
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të përfshirë në sulm, Prokuroria ndalon gjashtë persona dhe sekuestron automjete me armatim (FOTO)

Gjashtë persona janë ndaluar për përfshirje në sulm ndaj Policisë së Kosovës në ngjarjen e mëngjesit të sotëm në Banskë të Zveçanit.

Këtë e ka konfirmuar Prokuroria Speciale, ndërsa bën të ditur se edhe janë sekuestruar automjete të mbushura me sasi të konsiderueshme të armatimit të llojeve të ndryshme.

”Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se që nga marrja e informatave të para lidhur me sulmin e ndodhur në mëngjesin e sotëm, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, në vendin e ngjarjes ka dalur prokurori i PSRK-së për të mbikëqyrur aksionin e sotëm.

Prokuroria Speciale, gjithashtu njofton se gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, janë ndaluar gjashtë (6) persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 126 lidhur me ‘’Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’’ nga neni 114, ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 138 lidhur me nenin 129 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Po ashtu, nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës, janë sekuestruar automjete të mbushura me sasi të konsiderueshme të  armatimit të llojeve të ndryshme.

Prokuroria Speciale i shpreh ngushëllime familjes së Policit të vrarë, ndërsa policëve të plagosur në këtë aksion iu uron shërim të shpejtë.

PSRK, thekson se hetimet nga vendi i ngjarjes po vazhdojnë në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha institucionet relevante përgjegjëse.

Me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale të ndaluarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”.​

Pas

Ish-deputetja: Jam e gatshme të vdes për Kosovën!

Para

Ambasadori amerikan Hovenier, ndez qirinj në nderim të policit të vrarë në Kosovë

Para
Ambasadori amerikan Hovenier, ndez qirinj në nderim të policit të vrarë në Kosovë

Ambasadori amerikan Hovenier, ndez qirinj në nderim të policit të vrarë në Kosovë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.