Dritan Meta, 43 vjeç, Ilir Kodra, 49 vjeç, Refik Skepi, 45 vjeç dhe Visar Elezaj, 39 vjeç, u dënuan të gjithë për rolet e tyre në një organizatë kriminale. Meta, kreu i grupi, më herët u deklarua fajtor për akuzat e lehtësimit të shkeljes së ligjit të imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar dhe prodhimit të kanabisit. Ai u dënua me 11 vite burg më 3 shtator.
I shfaqur përkrah Metës, Skepi, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit dhe u dënua me gjashtë vjet burg. Kodra pranoi të njëjtën vepër penale dhe mori një dënim me katër vjet e shtatë muaj.
Elezaj, i fundit i grupit, u shpall fajtor për prodhimin e kanabisit dhe për pasojë mori një dënim me tre vjet e gjashtë muaj pas një gjyqi pesë-javor.
Operacioni kundër grupit të organizuar kriminal me bazë në Oksford filloi në prill 2022 dhe zbuloi kultivim të konsiderueshëm të drogës në të gjithë vendin.
Një aspekt kyç i operacioneve të grupit ishte kontrabandimi i emigrantëve nga Dunkirk në Francë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur gomone.
U zbulua se si Meta ashtu edhe Kodra luajtën role të rëndësishme në organizimin e të paktën tre kalimeve të emigrantëve më 16 gusht 2022. Në këtë operacion janë përfshirë 49 persona, përfshirë pesë fëmijë nën moshën dhjetë vjeç.