16:32 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Të përfundojë protesta në atë farë feje!”, studenti denoncon ndikimet partiake: Na duhet një plan B, s’mund të rrimë më te kryeministria!

13:18 | 16/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Të përfundojë protesta në atë farë feje!”, studenti denoncon ndikimet partiake: Na duhet një plan B, s’mund të rrimë më te kryeministria!

Eraldo Kalemaj, student në Universitetin Bujqësor të Tiranës, i ftuar në Fax Neës u shpreh sot se protesta përpara kryeministrisë është kapur nga disa përfaqësues të partive politike.

Kalemaj u shpreh se protesta është katandisur si të ishte e një partie opozitare, teksa shton se të rinjtë e forumeve marrin udhëzime në telefon nga drejtuesit e tyre.

Kalemaj u shpreh se FRESSH përçau protestën përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa partitë e opozitës janë ato që po mbajnë protestën poshtë zyrës së Ramës.

Edhe pse ai është një nga studentët që ka marrë pjesë nga dita e parë në protestë, Eraldo shprehet se tashmë ai mendon se ka nevojë për një plan B për vijimin e rezistencës.

“Na duhet një plan B për protestën pasi nuk mund të qëndrojmë aty të kryeministria si të ishim një grup njerëzish partiak, dhe pastaj revolta të kthehet si personale e disa individëve.

Ne kemi çuar tetë kërkesa që janë minimale, që duhet të plotësohen, dhe më pas ulemi në dialog për të arritur pika të tjera. Ne nuk duam dialog pasi nuk duam që krijojmë përfaqësi, që mund të keqpërdoren.

Të gjithë po i shmangen kësaj teme nga frika e kapjes partiake të këtyre personave. Qëndrimi te kryeministria është dyfish dështim krahasuar me atë te Ministria e Arsimit.

Nuk duhet të përfundojë protesta në atë farë feje. Ne duhet të tregojmë forcën tonë, pasi shtetit nuk mund ti bëhet presion me 10 veta. Për mendimin tim ne duhet të nisim me bllokimin e rrugëve, se ndryshe nuk mund të dëgjohemi.

Politikanët tanë mos të rrinë dhe të bëjnë sikur kanë në dorë protestën dhe të bëjnë sikur na ndihmojnë, po të shkojnë dhe të ulen atje në parlament dhe të gjejnë zgjidhjen për këtë situatë. Populli është me studentët në momentin që këta duan që ti japin ngjyrime i japin fundin protestës.

Ata që qëndrojnë aty gjatë gjithë kohës janë partizanët e partive. Unë dhe shokët e mi po presim një vend tjetër për ti dhënë zgjidhje, po atë vend tashmë e kanë zënë personat e partive. Sot nuk është koha për të qenë militantë, është koha që të jemi studentë”, u shpreh Kalemaj në studio.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

“O ta ndaja nga ai, o vdisja”, Rita Lati ia nxjerr në shesh sekretet të bijës: O maaa..!

Para

Ekskluzive/ Ndalohet në Kakavijë Panajot Barka, ngjarja mbahet e fshehtë nga Policia

Para
Post Kreta si verifikim i antidialogut që imponon pseudoegoizmi nacionalist

Ekskluzive/ Ndalohet në Kakavijë Panajot Barka, ngjarja mbahet e fshehtë nga Policia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha në Asamblenë Parlamentare të PPE: Shqipëria është në një situatë të vështirë! Kemi mijëra dokumente që faktojnë lidhjen e shtetit me kartelet e drogës, duhet një mision fakt-mbledhës nga PPE

VIDEO/ 19-vjeçarja serbe pësoi atak paniku gjatë fluturimit me parashutë dhe ra nga lartësia. Pamjet e momentit tragjik në Budva

Ministri francez i drejtësisë: Të dënohen sulmet ndaj policisë pas fitores së PSG-së

Tiranë/ Operacioni policor “Duplicate”, prangoset 36-vjeçari për vjedhjen e një automjeti, tentoi t’i largohej policisë

IPA III/ BE i jep Shqipërisë 40 mln euro për dixhitalizimin, shëndetësia dhe siguria kibernetike prioritet

Ministri Hoxha pret Ambasadorin e Spanjës, propozime konkrete për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Burgu i Spaçit restaurohet për xhirimin e një filmi, aktivistët kundër punimeve: Po shkatërrohen vlerat e memories. Të ndalen menjëherë!

La SHBA-të dhe iu bashkua IS-it, shqiptari nga Kosova dënohet me 10 vite burg

Dyshon se numëruesit e PD e vodhën, Meta vetëm 113 vota në Bashkinë Kavajë, mbi 2800 mori kushëriri i Elvis Rroshit! Kreu i PL 90% më pak se LSI në 2021

Trump do bashkëpunojë me Japoninë për “Kupolën e artë”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.