08:19 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Të përkohshmit në Polici, Prokurori dhe SHISH takim me ministrat. Ç’u diskutua

13:16 | 10/01/2018
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të përkohshmit në Polici, Prokurori dhe SHISH takim me ministrat. Ç’u diskutua

Nuk ka pasur ndonjë rast tjetër në historinë e shtetit shqiptar që në krye të institucioneve të shtetit të ketë kaq drejtues të përkohshëm.

Kështu Arta Marku, kryeprokurore e përkohshme, kreu i komanduar i SHISH dhe ende i padekretuar, Helidon Bendo, si dhe kreu i Policisë së Shtetit Rebani Jaupi i komanduar dje kanë pasur takim me tre ministra. 

takimi është zhvilluar  ë kuadër të planit të veprimit kundër krimit të organizuar, operacionit – ‘Forca e Ligjit’.

DETAJET NGA MINISTRIA: 

Në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar sot mbledhja e Task Forcës Qendrore Ndërinstitucionale në kuadër të planit të veprimit kundër krimit të organizuar, operacionit – ‘Forca e Ligjit’.

Në të morën pjesë Prokurori i Përgjithshshëm i Përkohshëm Arta Marku, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, Zv.drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror Helidon Bendo, Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i Policisë së Shtetit Rebani Jaupaj dhe Drejtori i SHÇBA-së Eduart Merkaj.

Ministri i Brendshëm njohu anëtarët e Task Forcës Qendrore Ndërintitucionale me ecurinë e procesit gjatë muajit dhjetor 2017, hartimin dhe miratimin e kuadrit të nevojshëm ligjor, masat e marra për ngritjen e strukturave për të thithur në to ekspertizën më të mirë në fushën e hetimit policor, krijimin e mjediseve të përshtatshme të punës, krijimin e aksesit të nevojshem në data-bazë të Agjencive të ndryshme shtetërore, punën që po bëhet për mbledhjen e informacionit dhe analizën e profilit të grupeve kriminale, veprimtarisë dhe aseteve të tyre, si dhe për mbështetjen e kontributeve konkrete të partnerëve ndërkombëtarë të atashuar pranë këtyre strukturave.

Anëtarët e TFQN diskutuan mbi rolin dhe përgjegjësitë e tyre institucionale, koordinimin e procesit dhe garantimin e mbështetjes në vijim, për Task Forcën Speciale në nivel qendror dhe rajonal, si struktura të posaçme të ngarkuara me përgjegjësi operacionale.

Ata u dakordësuan për mbështetjen që secili prej tyre do t’i japë këtij procesi përmes Agjensive respektive të zbatimit të ligjit, për përmirësimin e kuadrit normativ që lehtëson këtë bashkëveprim përfshi dhe marrëveshjet e protokollet e bashkëpunimit përkatës, në respekt e zbatim të kuadrit ligjor në fuqi.    

(E.K/FAXWEB) 

Pas

Autoriteti i Konkurrencës hedh poshtë Veliajn: Rritja e çmimit të ujit, e pabazuar, pse nuk morët kredi?

Para

Aksident i rëndë në Korçë, përplasen dy automjete, në gjendje të rëndë dy persona

Para
Miratohet Fondi i Kompensimit 2018, për dëmet nga aksidentet 1.8 miliardë lekë

Aksident i rëndë në Korçë, përplasen dy automjete, në gjendje të rëndë dy persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

PPP e sterilizimit drejt mbylljes, kosto reale arriti në 53% më shumë se kontrata e lidhur

Gramsh, shpërthen bombula e gazit, digjet plotësisht banesa

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot tentativa e 36-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Marjorie Taylor Greene kritikon vendimin e Trump për të bombarduar objektet bërthamore iraniane

Vijojnë sulmet e ndërsjellta me Iranin, Izraeli lëshon breshëri raketash mbi infrastrukturës ushtarake në Kermanshah

Zjarri përfshin vendgrumbullimin e mbetjeve në Kukës

Gara e qyteteve për turistët: Tirana, më e lira, por më e mbingarkuara

6 të vdekur dhe dy të zhdukur pas përmbysjes së një varke në liqenin Tahoe

“Make Iran Great Again”! Trump “eksporton” sloganin MAGA dhe shkon më tej: Një ndryshim regjimi është i mundur në Teheran

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.