Një pjesë e ish-të përndjekurve politikë janë futur sot në një grevë urie përpara ambjenteve të këtij intituti. Sipas grevistëve greva do të jetë 24 orë, ndërsa kërkojnë largimin kreut të Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola.
Ata kanë bërë edhe një peticion ku kërkojnë që Kola të largohet, pasi sipas tyre ka shpërdoruar fondet për ish-të përndjekurit. Gjithashtu ata kërkojnë që të ngrihet një institucion për integrimin e ish-të përndjekurve politikë dhe të bëhen të gjitha dëmshpërblimet nga qeveria.
Greva 24 orëshe, sipas tyre është vetëm paralajmërim për qeverinë, pasi nëse nuk merren masa në datë 12 tetor do ta përshkallëzojnë dhe do të drejtohen për në Ambasadën Amerikane në Tiranë.
“Kërkojmë që të mbahen premtimet për strehimin, pensionet, kthimi i letrave me vlerë, etj.
Ne do të qëndrojmë 24 orë, deri nesër në orën 10:00 dhe në datë 12 tetor përkujtojmë vdekjen e Lirak Bejkos, i cili u dogj për këto kërkesa.
Do i drejtohemi edhe ambasadës amerikane, nëse qeveria nuk dërgon grupin e saj për negocim. Dhe nuk do të shkulemi aq lehtë edhe nga ambasada amerikane pa marrë një përgjigje” shprehet Agron Talo, një nga të përndjekurit për ‘’Report Tv”.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post