Tekniku i Barcelonës, Hansi Flick, bëri analizën e tij para ndeshjes ndaj Interit në gjysmëfinalen e Champions.
“Unë do të doja të shihja skuadrën time duke u argëtuar, duke shijuar këtë ndeshje. Është një gjysmëfinale e Champions League dhe ju duhet ta shijoni. Nuk është çështje presioni, thjesht duhet të argëtoheni dhe të shijoni çdo moment. Shpresoj që të luajmë si një ekip i bashkuar”.
Rikthehet Lewandowski: “Mendoj se është më mirë për të të fillojë nga pankina, por është gati, e ka treguar edhe në stërvitje këto ditë. Mendoj se pas kësaj periudhe jashtë për shkak të dëmtimit, nuk është gjëja më e mirë për ta nisur. Ndoshta do të fillojë herën tjetër kundër Realit”.