Shtyrja dymujore në kohë e zhvillimit të saj nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur incidentet. Gjatë ndeshjes Barcelona-Real Madrid, e cila përfundoi në barazim pa gola në fushën e blertë, pati përleshje midis policisë dhe grupeve që mbështesin pavarësinë e Katalonjës jashtë stadiumit.
Sipas raportimeve nga “Marca”, të plagosur kanë mbetur të paktën 46 persona, por për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të rëndë. Ndërkohë, policia do të arrestonte të paktën pesë persona për hedhjen e shisheve prej qelqi ndaj agjencive të zbatimit të ligjit.
Protestat në rrugë u organizuan nga platforma “Tsunami Demokratik”, por pas përplasjeve të para, në
orët përpara fillimit të ndeshjes, gjithçka degjeneroi kur nisi të luhej klasikja Barcelona-Real Madrid në “Camp Nou”.
Policia fillimisht ndërhyri në “Travessera de les Corts” për të ndaluar përleshjet midis ultrasve katalanas të “Boixos Nois” dhe disa protestuesve. Forcave të sigurisë iu desh të përleshej me 100 protestues me kapuçë.