Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka njoftuar se Asambleja e Partisë Socialiste do të nisë punë të premten.
Një nga pikat që është vendosur në rend dite është shkarkimi i Koço Kokëdhimës nga detyra e Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin.
Sipas asaj që thuhet edhe nga Kryesia e Asamblesë, Kokëdhima nuk ka marrë pjesë në asnjë nga mbledhjet e kryesisë. Ky propozim është bërë që në mbledhjen e datës 5 dhjetor. Ky do të ishte dhe hapi final për të ndarë rrugët mes Kokëdhimës dhe Partisë Socialiste, ligjërisht, pasi konkretisht prej kohësh ish-deputeti i Vlorës ndjek një kur të ndryshëm nga ai i PS-së.
Në asamble do të zgjidhen edhe nënkryetarët dhe sekretari i Asamblesë Kombëtare të PS.
Në axhendën e asamblëse janë edhe zgjedhja e Komisionit të Zgjedhjeve në parti, zgjedhje e kryefinancierit të partisë, Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare të PS. (E.K/ SHUPLAKA)