Futbolli shqiptar është bërë sërish pjesë e një skandali dhe dhunës në fushën e lojës.
Trajneri i ekipit të moshave të Tiranës U-17, Migen Memelli është goditur me grushte pas stërvitjes së mëngjesit nga prindi i një fëmije.
Menjëherë pas sulmit ka reaguar Memelli i cili i frikësuar pohoi se nuk ka dëmtime fizike.
““Personi më ka goditur disa herë me grushte, nuk kam dëmtime fizike. Ajo që thatë ju qëndron, nuk i shpjegoj dot me detaje. Duhet të ngremë zërin ndaj këtyre sulmeve të turpshme. Jam i tronditur për këtë ngjarje të rëndë dhe kam bërë denoncim në komisiaratin nr.6.
Nuk trembem kurrë në punën që bëj. Shpresoj që klubet e futbollit të sensibilizohen me fenomene të tilla sic është ai i Gjokës. Unë paguhem nga klubi, nga Refik Halili dhe jo nga prindërit. Kundrejt kësaj pagese ushtroj detyrën time, 1 orë në çdo ditë të javës.
Fëmijët i kam trajnuar njësoj. Babai i djalit që sulmoi ka qenë kapiten i skuadrës ka pasur rol të rëndësishëm në skuadër. Ishte një djalë i çrregullt që ofendonte gjithmonë. S’ka qenë në linjë me lojtarët e tjerë. Ndonjëherë nuk vlerësohet puna”, tha ai.”, ka thënë shkurtimisht ai në një prononcim për mediat.
Përveç dhunës fizike autori identifikohet si A.Ç., ka nxjerrë thikën dhe e ka kërcënuar me fjalët “Të pres fytin”.
Ngjarja ka ndodhur në qendrën stërvitore “Skënder Halili”. Ndërkohë është arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes. (E.K/FAXWEB)