Një hap tjetër i rëndësishëm për Rita Orën. Të dielën do të drejtojë një prej spektakleve më të rëndësishme të muzikës: MTV Ema 2017. Ajo e ka marrë me shumë dëshirë këtë eksperiencë dhe e shpreh entuziazmin për drejtimin e këtij spektakli.
Por ajo ka dhënë edhe një intervistë për prestigjozen italiane “CORRIERE DELLA SERA” lidhur me këtë event.
Ajo gjatë intervistës nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin se ka qenë një refugjatr në Angli. “Është një moment historik që nuk të vjen dy herë në jetë sepse mos harroni origjinën time, unë jam me refugjatët”.
Më tej ajo ka shtuar: “Dua ta shijoj këtë moment, unë dua gjithmonë të përmirësohem dhe nuk e kursej veten asnjëherë kur ka të bëjë më punën. E kur bëhesh pjesë e këtyre momenteve kupton që çdo përpjekje ka kuptim.” (J.V/Shuplaka)