Që avokat Ngjela është pak i papërmbajtur, kjo tashmë dihet. Po këtë herë duket se e ka tepruar pak, teksa live në një studio televizive ka lëshuar një të sharë.
Teksa ishte duke folur në lidhje me Reformën në Drejtësi dhe pasojat te politika shqiptare avokat Ngjelës i ka rënë telefoni.
Në përpjekje për ta mbyllur zilen që binte, Ngjela ka thënë nëpër dhëmbë ‘’të q*fsha motrën”. Fjali kjo që dëgjohet qartësisht edhe në videon e mëposhtme. Tek e fundit nuk ka faj Ngjela, fajin e kanë ata që i bienë telefonit në një kohë të papërshtatshme.
Avokatin jemi mësuar ta shohim përherë në debate televizive, dhe kur vjen fjala për Reformën në Drejtësi, Ngjela vërtet që e ka pikën e tij të dobët. Ai mnezor po pret që drejtësia të veprojë me dorën e hekur ndaj pushtetarëve të korruptuar.
(E.K/FAXWEB)