Nuk fut kreun e Forumit Rinor, por i gjen vend në listë djalit të Fahri Balliut botuesit të gazetës ”55”, Klevis Balliu.
Klevis Balliu, këshilltar i presidentit Nishani, është i katërti në qarkun e Korçës, por Belind Këlliçi nuk duket gjëkundi.
Lulzim Basha bëri një lëvizje 4 ditë më parë, kur nisi të mbushte listën e kandidatëve për deputetë, lëvizje që duket se ka rezultuar jo edhe aq efikase. Ai angazhoi pikërisht kreun e forumit Belind Këlliçin për të shkuar në degët e forumit e për të plotësuar një listë të rinjsh.
Kryedemokrati Basha vendosi që 35% e emrave në listë do të jenë të rinj nën moshën 35 vjeç.
Sipas burimeve, një pjesë e këtyre të rinjve do të ishin nga djemtë dhe vajzat aktive nga FRPD-ja, por a do të ishte e natyrshme që listën e të rinjve ta kryesonte kreu i forumit?!
Basha hoqi lista e kandidatëve për deputetë disa nga figurat kryesore të PD, si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Ridvan Bode, Astrit Patozi e Eduart Selami. Ndërkaq pjesë e saj janë figura të njohura për publikun, si analisti Preç Zogaj, dekanja e filologjikut Valentina Dukaj, apo edhe pedagogë të njohur si Romeo Gurakuqi dhe Oriola Pampuri, gazetari Fitim Zekthi si edhe vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari. (V.G/SHUPLAKA)
DISA NGA TË RINJTË E LISTËS SË BASHËS:
1.Klevis Balliu
2.Enri Çeno
3.Rudina Hajdari
4.Gerti Bogdani
5.Izmira Ulqinaku
6.Denisa Vata etj