10:30 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Të rinjtë e djathtë gjermanë dhe europiane: Mbështesim kauzat e opozitës shqiptare

20:17 | 08/10/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të rinjtë e djathtë gjermanë dhe europiane: Mbështesim kauzat e opozitës shqiptare

Kryetarit i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi mori pjesë në punimet e Kongresit të Rinisë Kristiandemokrate gjermane. Gjatë këtij kongresi, Këlliçi takoi kryetarin e të rinjve të CDU/CSU, Paul Ziemiak, të cilin pasi e falenderoi për mbështetjen e tij gjatë protestës në “Çadrën e Lirisë”, biseduan për rritjen e bashkëpunimit mes dy forumeve partnere. Ziemiak garantoi mbështetje për të rinjtë demokratë shqiptarë duke u bazuar në praktikat më të mira gjermane, për të rritur kapacitetet në ndërtimin e një opozite të fortë ndaj qeverisë socialiste që ka shkatërruar mundësitë për të rinjtë shqiptarë.

 

Me Ziemiak por edhe me homologë të tjerë, si me Kryetarin e komunitetit të të rinjve demokratë në Europë (DEMYC), z. Javier Hurtado Mira dhe me Kryetarin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat të të Rinjve në botë (IYDU), Bashir Wardini, u fol gjerësisht për situatën e rënduar në Shqipëri pas zgjedhjeve të 25 Qershorit, për blerjen masive të votës, përdorimin e krimit në procesin zgjedhor, për keqqeverisjen  si dhe për situatën e vështirë ekonomike.

 

Krerët e të rinjve gjermanë dhe europianë u informuan mbi rrezikun e madh të një eksodi tjetër masiv të shqiptarëve, për shkak të gjendjes së rëndë të kriminalitetit në vend dhe trafikut të drogës, si dhe pas implementimit të rritjes së taksave të parashikuara nga qeveria, e cila do të prekë çdo biznes e çdo familje shqiptare.

“I garantova ata se FRPD së bashku me PD do të bëjnë një opozite të fortë dhe pa kompromis kundër qeverisë së lidhur me krimin dhe më të korruptuarën që ka pasur ndonjëherë vendi ynë”, u shpreh Këlliçi.

 

Deutschlandtag 2017 ose kongresi i të rinjve të djathtë gjermanë, këtë vit u organizua në Dresden dhe pati si folës kryesore ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, Thomas de Maiziere, Sekretarin e Përgjithshëm të CDU, Peter Tauber, Komisionerin Europian për Buxhetin, Günther H. Oettinger dhe kulmoi me fjalën e Kancelares Gjermane, Angela Merkel.

(S.SH/Shuplaka)

 

 

Etiketa: PDte rinjtete rinjte e FRPD
Pas

VIDEO/ Kombëtarja italiane mbërrin në Shkodër

Para

Trajneri i Italisë: Pres një përballje të vështirë, pas atij barazimi me Maqedoninë

Para
Trajneri i Italisë: Pres një përballje të vështirë, pas atij barazimi me Maqedoninë

Trajneri i Italisë: Pres një përballje të vështirë, pas atij barazimi me Maqedoninë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sarandë/ I shiti kokainë një të miture, gjykata lë në burg shpërndarësin

Fier/ Katër administratorë farmacie në pranga për tregtim të ilaçeve të kontrabanduara

Aksident me vdekje te mbikalimi i Patokut

Fillimi i fundit apo një stabilitet i ri? Dy vjet nga dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR në Zveçan

Vijon ngërçi politik në Kosovë/ Sot seancë plenare, përpjekja e 23 për konstituimin e Kuvendit

Policia e Londrës arreston pesë persona për përpjekje për të ndërprerë xhirimet e një filmi me protagoniste aktoren izraelite Gal Gadot

BB: Pavarësisht rritjes ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare jeton në varfëri më 2025

Aksident në Kurbin/ U përplas nga automjeti, ndërron jetë këmbësori! Shoferi arratiset nga vendngjarja

Shpërthim në burgun e Fushë-Krujës, dyshohet për tritol, policia ngre grup hetimor

Sot seancë plenare, e para pas zgjedhjeve/ PS dhe PD mobilizojnë deputetët për “betejat” e fundit. Bardhi e Peleshi mesazhe grupeve!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.