10:51 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Të rinjtë e LSI-së në zyrën e Nikollës, Kërpaçi: Shanse të barabarta për maturën shtetërore (KËRKESAT)

15:53 | 20/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të rinjtë e LSI-së në zyrën e Nikollës, Kërpaçi: Shanse të barabarta për maturën shtetërore (KËRKESAT)

Lëvizja Rinore për Integrim ka organizuar një takim me temën “Një shans për maturantët’’. Në këtë takim janë bërëpublike disa kërkesa që shtrohen për shqetësim përpara Ministrisë së Arsimit. Ka qenë kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi ajo që depozituar listën me kërkesat në zyrën e ministres së Arsimit Nikolla.
‘’Sot, depozituam pranë Ministrisë së Arsimit paketën e propozimeve të LRI! Sistemi Arsimor duhet të krijojë më shumë Shanse për Maturantët! Arsimi është çelësi i zhvillimit dhe progresit të një vendi, ndaj problematikat e tij kanë qenë gjithmonë në qendër të kauzave tona.

Vetëm edukimi i brezave të rinj dhe fuqizimi i tyre përmes punësimit me paga të larta e dinjitoze mund ta zhvillojë vendin tonë modest’’, është shprehur Kërpacci menjëherë pas takimit në Ministri.

Ndërkohë në tryezën e diskutimeve të organizuara nga LRI:

“Ne do të hartojmë një rezolutë që do ta dorëzojmë në Ministrinë e Arsimit e Sportit dhe do të këmbëngulim që Matura Shtetërore këtë vit të realizohet me standarde më të mira sa më të larta dhe të ofrojë një shans për të gjithë ne që jemi këtu, por edhe për maturantët anembanë Shqipërisë. Dua ta mbyll fjalën me garancinë time të plotë që ne do të luftojmë për një sistem arsimor që ofron shanse të barabarta për të gjithë maturantët. ”, – deklaroi znj. Kërpaçi. 

Ndërsa, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, vlerësoi angazhimin e të rinjve në politikë si një mënyrë për të ndryshuar diçka të mirë për komunitetin dhe për të gjithë bashkëmoshatarët e tyre. Znj. Mehmetaj premtoi që çështjet e ngritura nga maturantët do të ngrihen në të gjitha nivelet institucionale. 

“Të gjithë gjimnazistët e LSI-së dhe LRI-së nuk kërkojnë që të kenë një angazhim publik për të përfituar në interesin e tyre të vogël e personal, por e bëjnë këtë për të ndryshuar diçka të mirë për komunitetin dhe për të gjithë bashkëmoshatarët e tyre. Kjo tregon që çdo ditë e më shumë nevoja e angazhimit të të rinjve në politikë është e padiskutuar dhe shumë e nevojshme. Çështjet e ngritura nga ju sot t’i ngremë në të gjitha nivelet, edhe në Parlament, qoftë nëpërmjet interpelance, apo qoftë edhe nëpërmjet një komunikimi të drejtpërdrejtë si institucion i Parlamentit me Ministrinë. ”, – tha znj. Kejdi Mehmetaj në fjalën e saj. 

Zv.Rektori i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj, theksoi se maturantët janë përballur me një kalvar të vërtetë vitin e shkuar për shkak të një ligji defektoz dhe se ky është një problem jashtëzakonisht i madh. 

“Nxënësit tanë janë kthyer në kavje eksperimentale të paditurisë së atyre që qeverisin për të gjetur sisteme të thjeshta. Jam shumë i prekur nga një kalvar që fillon që në janar dhe që mezi përfundon në dhjetor e për çfarë? Për t’u futur në shkollë. Ky është një problem jashtëzakonisht i madh. Filloi Matura Shtetërore dhe në të u përfshi edhe pranimi në universitet, që nuk kishte pse të ngatërrohej. LSI ka qenë kritike ndaj ligjit dhe thamë se do të ishim shumë të vëmendshëm gjatë zbatimit të tij. Ajo që ne dyshonim dhe që e kishim thënë, rezultoi defektoze vitin që shkoi”, – deklaroi z. Shezai Rrokaj. 

Në takim, fjalën e mori edhe Zv. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, e cila tha se të gjitha kërkesat dhe propozimet e maturantëve do t’i përcillen autoriteteve përkatëse në mënyrë që përfshihen në udhëzimin e ministrisë. 

“Të gjithë kërkesat që ju keni sjellë ashtu si edhe kërkesat e tjera të maturantëve që kanë ardhur nëpërmjet tryezave që ne kemi bërë me të gjitha grupet e interesit gjatë gjithë kësaj kohe, do t’i paraqes Komitetit të Maturës Shtetërore për t’ia bërë me dije dhe për ta vënë në udhëzim. Dhe jo vetëm në udhëzim, por për të bërë rast pas rasti zgjidhjen e çdo problemi në mënyrë që çdo maturant të ketë një shans, çdo shans të jetë i merituar, çdo meritë të ketë meritokraci dhe çdo vlerësim të shkojë në dijen e kapitaleve tona”, – u shpreh Zv.Ministrja e Arsimit e Sportit. (E.K/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1181″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: kerpacimatura shteteroreTe rinjte e LRI
Pas

3 shenjat e infeksionit të veshkave që nuk duhet të injorohen

Para

Andi Lila një baba i përkushtuar, shëtitje me të birin duke shfrytëzuar rrezet e diellit

Para
Andi Lila një baba i përkushtuar, shëtitje me të birin duke shfrytëzuar rrezet e diellit

Andi Lila një baba i përkushtuar, shëtitje me të birin duke shfrytëzuar rrezet e diellit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në Exchange, procedohet pronarja 72-vjeçare. Policia sekuestron 500 mijë euro (FOTO)

Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit

Izraeli sulmon kompleksin kërkimor bërthamor të Isfahanit në Iran

Kurti lajmëroi ndërtimin e 2 urave mbi Ibër, KFOR: Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet përreth

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

Operacioni “Valiasi” në Tiranë – Kapen në flagrancë 5 persona me 5.3 kg Cannabis Sativa

Iran, arrestohen 22 persona ‘të lidhur me shërbimet sekrete izraelite’

Lufta Iran-Izrael, Vuçiç: Mendoj se amerikanët po përgatiten për një sulm, por të dyja vendet janë miqtë tanë

Irani dhe Izraeli nisin sulme të reja pasi Teherani përjashton bisedimet bërthamore. Vritet komandanti iranian i dronëve

Trump: Jo SHBA, por anëtarët e tjerë të NATO-s duhet të paguajnë 5% të PBB-së për mbrojtjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.