03:44 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Të rinjtë janë të gatshëm t’i shërbejnë Ushtrisë së Kosovës

08:50 | 24/01/2017
në Kosova, Te Gjitha
0
Të rinjtë janë të gatshëm t’i shërbejnë Ushtrisë së Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës, në një të ardhme të afërt, do të transformohet në Forcat e Armatosura të Kosovës. Udhëheqësit shtetëror  deklaruar se “Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave të sigurisë në tërë territorin e vendit. Po kështu edhe të rinjtë e Kosovës deklarojë se shteti i tyre duhet të ketë ushtrinë e vet. Disa të rinj nga Kosova ka delaruar në Rubrikën e përjavshme VOX, të Radios Evropa e Lirë, se janë të gatshëm me “dëshirë do të shërbenin për të”, për ushtrinë e Kosovës. 

Një nga këto është  Vjosa Çerkini, studente në Departamentin e Gazetarisë, në Universitetin e Prishtinës.“Po, besoj se tashmë është koha e fundit të formohet Ushtria e Kosovës. Kosova është e gatshme dhe më se e nevojshme që ta ketë ushtrinë e saj. Mendoj se njerëzit janë të gatshëm t’i kontribuojnë shtetit dhe vendit tonë”, tha Vjosa.

Po kështu është shprehehur edhe Dren Qerimi, student në Fakultetin Juridik. “Besoj se Kosova është e gatshme për ushtri dhe vlerësoj se FSK-ja ka përmbushur kërkesat për t’u transformuar në ushtri. Shërbimin i cili kërkohet, gjashtë mujor, më dëshirë do ta përfundoja. Varet çka kërkohet. Nuk jam shumë i njohur me kërkesat, por besoj se do të kontribuoja në mënyrën më të mirë që kisha mundur, po të më ofrohet mundësia”, tha ai.

I gatshëm të shërbejë në Ushtrinë e Kosovës është edhe i një tjetër i ri, Zeqir Dashevci. “Po mendoj se po. Ne si shtet jemi të gatshëm për të pasur ushtrinë tonë .Pse jo. Kur është puna për vendin tënd – pse jo. Varet çka kërkohet”.

Privilegj e konsideron shërbimin në ushtri, Ideal Zhubi, student në Departamentin e Farmacisë në Universitetin e Prishtinës. “Pasi jemi populli me përqindjen më të madhe të te rinjve, jemi të gatshëm edhe për ushtri. Edhe unë gjithsesi do të shërbeja si ushtar i Kosovës”, ka thënë Zhubi.

Por, ndryshe shprehet Arizon Rexhepi, nxënës në shkollën e mesme në Prishtinë. Ai thotë se Kosova nuk është e gatshme për ushtri, por megjithatë, kur do që formohet, Arizoni ëndërron të jetë pjesë e ushtrisë se Kosovës. “Unë do të shërbeja me gjithë dëshirë në ushtri edhe pse nuk është e gatshme. Ka ende shumë probleme. Unë jam i ri, por kam dëgjuar në media se ka probleme”, thotë Arizioni.

Por institucionet kompetente në Prishtinë, disa herë kanë deklaruar se kanë përfunduar përgatitjet e nevojshme të planifikimit dhe procesit të transformimitms hkruan Gazeta ekspress. Forcat e Armatosura, kanë vlerësuar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, mund të themelohen nën mbikëqyrjen e NATO-s, me numër të caktuar ushtarësh dhe me armatim dhe pajisje të përcaktuara në marrëveshje me NATO-n. Por, ndryshimet kushtetuese, të cilat do t’i hapnin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, kanë mbetur peng i zhvillimeve politike në vend. Forcat e Armatosura sipas udhëheqësve shtetëror do të jenë garantues dhe kontribuese të stabilitetit, si në vend po ashtu edhe rajon. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: kosovate rinjteUshtria
Pas

60 zjarrfikëse për të shuar flakët në Londër, arrestohen dy të dyshuar pas shpërthimit (FOTOT)

Para

Sekuestrohen 30 kg drogë brenda një banese në Durrës, pranga katër shtetasve (VIDEO)

Para
Sekuestrohen 30 kg drogë brenda një banese në Durrës, pranga katër shtetasve (VIDEO)

Sekuestrohen 30 kg drogë brenda një banese në Durrës, pranga katër shtetasve (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.