I gjithë vendi u trondit mbrëmjen e djeshme kur një 65-vjecar u hodh nga kati i katërt i spitalit Shefqet Ndroqi ku po merrte trajtim për Covidin dhe i dha fund jetës. Një ngjarje tjetër e pazakontë vjen nga ambientet e këtij spitali, ku dy të rinj që dyshohet të kenë familjarët brenda kanë thyer kordonin e policisë me qëllim që të hynin brenda.
Pas ndërhyrjes së forcave të tjera policore, situata është qetësuar. Duke folur për mediat, familjarët thonë se presin lajme për të afërmit e tyre por nuk dinë se cfarë po ndodh brenda katër mureve.
“Këtu nuk kemi takuar fare. Kemi folur por na kanë thënë mos e merrni se nuk është në gjendje të mirë. E kam marrë sot në orën shtatë. Babi thotë që mirë është, në kokë na rrinë. Por ne nuk dimë çfarë ndodh atje”, tha njëra prej tyre për ‘Abc News’, ku vihet re se deklarata e mjekëve apo infermierëve bie në kundërshtim me të infektuarin.
Ndërsa një tjetër tregon se ka pasur kontakte me mjekun që po trajton babanë e saj, për të cilin thotë se nuk e di si është infektuar. “Doktori më mori në telefon. Më thonë se nuk e dinë se si do shkojë. Nuk e dimë se si është infektuar.
Të tjerët janë të gjithë mirë. Unë dhe mami jemi top, edhe vëllai është top. Babi ka vuajtur nga aritmia”, shprehet një tjetër.(A.M/Faxweb.al)