Sapo kanë mbërritur në gjykatën e Elbasanit 7 personat e arrestuar dy ditë më parë nën akuzën e korrupsionit pasiv në institucionet publike, përkatësisht në Universitetin e Elbasanit.
Organi i akuzës do të vendosë masën e sigurisë për te pandehurit.
Gjyqtarja e çështjes Enkeleda Kapedani ndërsa Prokuror Ridvan Sutkja..
Dekani Riska dhe pedagogija Erjola Calja mbrohen nga avokati Altin Ago.
Ndersa Shefja e departamentit te gazetarise Elvira Lumi mbrohet nga nje avokatja Sonila Leci.
Te arrestuarit:
1- Albert Riska,55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.
2- Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,Elbasan.
3- Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.
Si dhe 4 shtetasve të tjerë që ushtronin rolin e ekserit, mes tyre dhe një student.
4- Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.
5- Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.
6- Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.
7- Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.
Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin dyshohet se në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve. Aksioni në fjalë vjen në prag të sezonit të provimeve. Ndërkohë mësohet se organi i akuzës vijon hetimet për evidentimin e veprimtarisë kriminale edhe ndaj persona të tjerë.
Burime kofidenciale bëjnë me dije se Shefja e Departamentit të gazetarisë Elvira Lumi pas arrestit ka pësuar gjendje shoku e lidhur kjo me sëmundjen e hershme për të cilën merrte edhe mjekim.
Seanca do te zhvillohet me dyer te mbyllura , pasi kjo ka qene kerkesa e te akuzuarve.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=h8FRo9unup0&feature=youtu.be