21:28 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Të ruajtura me fanatizëm, çfarë shkruante presidenti Kasem Hysenbelliu në ditarin e tij, kujtime nga koha kur ishte “Skënderbegas”

13:14 | 05/12/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të ruajtura me fanatizëm, çfarë shkruante presidenti Kasem Hysenbelliu në ditarin e tij, kujtime nga koha kur ishte “Skënderbegas”

Me një besnikëri të panatyrshme për vitet dhe njerëzit që kishte njohur ndër to, Kasam Hysenbelliu nuk lejonte asgjë t’i rrëshkiste nga e kaluara, por asnjëherë pa një plan për të ardhmen. Ja si nisin kujtimet e tij personale në bllokun e fëmijërisë:

“Të dashur edukatorët e mi dhe shumë të shtrenjtë, të dashur dhe të paharruar shokët e klasës vëllezërit e mi, jeta jonë është e bukur dhe e harmonishme si këto lule. Jeta jonë ecën po kaq e bukur sa këto lule”.

Me një krenari për fillesat e tij në Shkollën Ushtarake “Skënderbej”, Hysenbelli pohonte në rrethin e tij të afërm, ‘brumin’ rinor prej ushtaraku që e karakterizoi edhe në vitet e mëpasshme. Ai shkruante:

 “E bukur nisi jeta në Shtatorin e vitit 1976 dhe e bukur po përfundon tani në Qershor të 1980-ës. Kaluam një pjesë të rinisë sonë e pikërisht atë të shkollës së mesme që do të mbeten për mua kujtime të paharrueshme”.

Një personalitet si Hysenbelli, natyrisht e bën të tillë marrëdhënia që krijon me njerëzit, të padallimtë, përtej çdo moshe, hirearkie dhe profesioni. Kjo marrëdhënie e ruajtur me fanatizëm gjen vend edhe në mes rreshtash dhe faqesh të tëra në bllokun e kujtimeve të tij, veçanërisht kolegët që ka pasur në kohën kur ndiqte studimet në Shkollën Ushtarake “Skënderbej”. Vijnë si aktuale fjalët e njërit prej miqve të Hysenbelliut  që përmes tyre kupton përjetësinë e  imazhit të dikujt që nuk e ndan nga zemra.

“Kam hapur në zemër një vend, e kam marrë penelin, e me bojërat më të ndritshme kam pikturuar përjetë protretin tuaj që për mua s’ka asnjë vështirësi për ta pikturuar. Unë tashmë e kam mësuar përmendësh fizionominë tënde Kaso, dashurinë, respektin, mendjendritësinë dhe çiltërsinë tuaj”, shprehej miku i tij Gazmor Binjaku.

Marrdhënia e Hysenbelliut me të tjerët ishte recipikroke, ndërsa ruante vlerësimet për të në kujtime, në të njëjtën kohë ruante edhe mirënjohjen e tij ndaj të tjerëve, e sidomos ndaj mësuesve dhe akademikëve:

 “Mësuesja jonë me të vërtetë është e madhërishme. Ajo di të flas me një fshatar pa shkollë, me një punëtor, me një intelektual ose me një njeri me shkollë të lartë. Edhe prindërit tanë kanë përshtypjet më të mira për të”. 

Që në kujtimet e miqve të fëmijërisë dhe rinisë tek familjarët dhe kolegët, e deri tek të rinjtë dhe bashkëpunëtorët që pa ngurim u hapi dyert e medias, largimi i parakohshëm i Hysenbelliut do të shoqërohet gjithmonë nga ndjenja e pabesueshme që ai s’do të jetë më fizikisht mes nesh.

Kasem Hysenbelli mbylli përfundimisht sytë këtë fillim Dhjetori në moshën 59-vjeçare, për të lënë pas një rrugë të shtruar nga forca e intelektit dhe vendosmërisë së tij. Shpesh herë kundër rrymës me atë të çfarë kush më mirë se ai do ta thoshte, “liria nuk ka çmim”.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Kasem Hysenbelli
Pas

“Kontribues i medias së lirë”, mesazhi i ngushëllimit i Gramoz Ruçit për ndarjen e parakohshme të Kasem Hysenbelliut: Lamtumirë mik i shtrenjtë

Para

“Me ikjen tënde nuk do mësohem kurrë, na ndriçofsh nga lart në këtë botë të padrejtë”, Ylli Ndroqi mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelli

Para
“Kontribues i medias së lirë”, mesazhi i ngushëllimit i Gramoz Ruçit për ndarjen e parakohshme të Kasem Hysenbelliut: Lamtumirë mik i shtrenjtë

"Me ikjen tënde nuk do mësohem kurrë, na ndriçofsh nga lart në këtë botë të padrejtë", Ylli Ndroqi mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelli

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.